Pacientët me depresion kanë 60% më shumë gjasa për t’u prekur nga diabeti. Studiuesit zbuluan një lidhje gjenetike midis dy sëmundjeve, duke shpjeguar pse këto sëmundje mund të ndodhin në të njëjtën kohë.
Shkencëtarët nga “King’s College”i Londrës shpresojnë se gjetjet e tyre do të hapin rrugën për trajtime të reja, të cilat mund të kurojnë të dyja sëmundjet në të njëjtën kohë.
Ata po ndërmarrin studimin më të madh të marrë ndonjëherë të këtij lloji, duke përfshirë 160 mijë britanikë, për të shpjeguar lidhjen. Ekspertët kanë gjetur se pacientët me diabet kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion dhe anasjelltas dhe deri tani supozohet të jetë e rastësishme ose për shkak të mënyrës së jetesës.
Por, gjetjet e hershme të studimit kanë treguar se problemet gjenetike janë arsyeja kryesore që të dy sëmundjet të ndodhin në të njëjtën kohë. Në 87 % e meshkujve që vuanin nga diabeti dhe depresioni, kishin probleme me gjenet.
Kjo lidhje ka rezultuar më e fortë tek gratë. Në përgjithësi, ata kanë vendosur se pacientët me depresion janë 60 për qind më shumë në rrezik për diabet, dhe ata me diabet 15 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar depresionin.
Dr Carol Kan, i “Departamentit të Mjekësisë Psikologjike në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës”, tha:
“Këto rezultate kanë shpjeguar faktin se pse diabeti dhe depresioni nganjëherë ndodhin së bashku, edhe pse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të shqyrtuar efektin e gjinor në këtë bashkëveprim në mes të faktorëve gjenetik dhe ndikimeve mjedisore, të tilla si dieta dhe mënyrën e jetesës. Gjetjet do të paraqiten më vonë në “Kolegjin Mbretëror të Konferencës Ndërkombëtare psikiatërve, në Londër”.
Pothuajse 5 million britanikë mendohet të jetojnë me depresion dhe 4 million kanë diabet, por numri i personave me të dyja sëmundjet njëkohësisht janë të panjohura.