Procedurat e vendosjes së pacemaker pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë kryhen nga mjekë me përvojë evropiane, duke garantuar siguri dhe kujdes maksimal për çdo pacient.
Cfarë është pacemaker?
Pacemaker-i është një pajisje e vogël mjekësore që vendoset në kraharor për të ndihmuar zemrën të rrahë në ritëm normal. Përdoret kryesisht tek pacientë që kanë probleme me ritmin e zemrës .
Pacemaker-i dërgon impulse elektrike të vogla kur zemra rreh shumë ngadalë ose në mënyrë të parregullt, duke e mbajtur ritmin e qëndrueshëm.
Kush ka nevojë për të?
- Pacientë me rrahje të ngadalta të zemrës (bradikardi)
- Sëmundja e nodujve të gjirit (Sick Sinus Syndrome)
- Bllokim të sinjaleve elektrike në zemër- Blloqet Atrioventrikulare (AV)
- Pauza të gjata të zemrës, më shumë se 3 sek
- Crregullime të ritmit me rrahje të ngadalta
- Disa raste pas infarktit ose kirurgjisë së zemrës
Vendosja dhe mirëmbajtja e pacemaker
- Vendoset me një procedurë relativisht të thjeshtë kirurgjikale
- Shumica e pacientëve kthehen në aktivitet normal pas disa javësh
- Pajisja kontrollohet rregullisht nga mjeku
- Duhet shmangur ekspozimi i fortë ndaj fushave magnetike
- Bateria zakonisht zgjat 5–15 vite dhe më pas zëvendësohet
Në përgjithësi, pacemaker-i përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës dhe mund të shpëtojë jetë.
Për të rezervuar një konsultë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, na kontaktoni në:








