Trajtimi i traumave nga aksidentet

Trajtimi në një pishinë hidroterapie është ideal për traumat e shumta, fizike si: aksident me makinë, rrëzim ose lëndim sportiv.
Ky trajtim kryhet kur janë lënduar disa zona të trupit, për shkak të një traume.

Lëndimet mund të variojnë nga përfshirja e indeve të buta dhe muskujve, deri te frakturat e rënda (kockat e thyera), dëmtimi i ligamenteve, amputimi dhe lëndimet neurologjike (truri dhe palca kurrizore). Traumat mund të kenë efekte në cilesinë e jetës dhe ta ndryshojnë atë.

Në ujë, shkarkimi i peshës trupore lehtëson procesin e ushtrimit, ndërsa fizioterapisti fokusohet në të gjitha zonat e prekura. Fizioterapia në ujë mund të fillojë shumë më herët në procesin e rehabilitimit dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë rikuperimin.

Pishina në Klinikën e Fizioterapisë Zoja e Këshillit të Mirë është një nga asetet unike për nga standardi dhe kushtet higjieno-sanitare.

Stafi ynë i specializuar për trajtimin në ujë do t’ju përcaktojë dhe terapinë e duhur sipas nevojave tuaja.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.