Ky trajtim kryhet kur janë lënduar disa zona të trupit, për shkak të një traume fizike si: aksident me makinë, rrëzim ose lëndim sportiv.
Lëndimet mund të variojnë nga përfshirja e indeve të buta dhe muskujve, deri te frakturat e rënda (kockat e thyera), dëmtimi i ligamenteve, amputimi dhe lëndimet neurologjike (truri dhe palca kurrizore). Traumat mund të kenë efekte në cilesinë e jetës dhe ta ndryshojnë atë.
Trajtimi në një pishinë hidroterapie është ideal për traumat e shumta, ne rastet kur një dëmtim i zonës së trupit mund të kufizojë rehabilitimin e një dëmtimi tjetër. Në ujë, shkarkimi i peshës trupore lehtëson procesin e ushtrimit, ndërsa fizioterapisti fokusohet në të gjitha zonat e prekura. Fizioterapia në ujë mund të fillojë shumë më herët në procesin e rehabilitimit dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë rikuperimin.
Pishina në Klinikën e Fizioterapisë Zoja e Këshillit të Mirë është një nga asetet unike për nga standardi dhe kushtet higjieno-sanitare.
Stafi ynë i specializuar për trajtimin në ujë do t’ju përcaktojë dhe terapinë e duhur sipas nevojave tuaja.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
Whatsapp: +355 69 70 77 550
Web: zoja.al