U zhvillua në dt. 4 shkurt Trajnimi mbi Kirurgjinë Ortognatike me Temë: Nga kirurgjia ortognatike tradicionale në atë “First Surgery”, me relatorë: Prof. Sandro Pelo, Dr. Yllka Abazi dhe Dr. Ermal Pashaj.
Në pjesën hyrëse të trajnimit përshëndetën Z. Sander Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i SKZKM, si dhe Fr. Ruggero Valentini, Anëtar i Komitetit të Patronëve të Kongregatës Bijtë e Zojës së Papërlyer.
U urojmë pjesëmarrësve suksese të mëtejshme profesionale dhe gjithashtu të jetë ky kurs një gur i parë në linjën e trajnimeve të tjera që do të mbahen me bashkëpunim mes Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Si dhe Klinikës Stomatologjike, për fusha të ndryshme mjekësore.