TOMOGRAFIA E KOMPJUTERIZUAR NЁ EKZAMINIMET E KOKЁS DHE QAFЁS

Nga Prof. Asc. Arben Mitrushi – Radiolog

Pjesë e rëndësishme e punës në Shërbimin Imazherik në spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është Tomografia e Kompjuterizuar (CT). Për këtë, kemi në përdorim një nga aparaturat më cilësore të teknologjisë bashkëkohore që garanton impakt maksimal të rezolucionit në një kohë minimale ekzaminimi.
Ky standard cilësor ka zgjeruar ndjeshëm sferën eksploruese dhe indikacionet që përfshijnë pothuajse të gjithë patologjitë organike të çdo regjioni topografik.
Ekzaminimi i kokës zakonisht përdoret për të zbuluar e detajuar infarktet [Fig. Nr. 1], tumoret [Fig. Nr. 2], hemoragjitë dhe traumat [Fig. Nr. 3].
Fokusimi në craniumin visceral predominon në eksplorimet e sferës maxillo-faciale [Fig. Nr. 4], hapësirës nasale e sinuseve paranasalë [Fig. Nr. 5, Fig. Nr. 6], si dhe kockave temporale [Fig. Nr. 7 & Fig. Nr. 7′].
Në regjionin e qafës; skanimi me kontrast është përgjithësisht studim i zgjedhur për masat cervicale, patologjitë e rrugëve respiratore [Fig. Nr.9] etj.
Fokusimi tiroidien indikohet në rastin e kancerit dhe anomalive glandulare [Fig. Nr.8].
Në regjionet e mësipërme përfshihet gjithashtu angio-skaneri artero-venoz, kryesisht për eksplorimin e stenozave, aterosklerozës, trombozave, aneurizmave, anomalive vaskulare etj [Fig. Nr.10].

Ju mirëpresim pranë Spitalit tonë.

Për prenotime:

Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.