Më datë 6 qershor patëm kënaqësinë të mirëprisnim një grup stomatologësh dhe profesionistësh në fushën e dentistrisë nga Belgjika, të cilët vizituan kampusin tonë me interes të veçantë për zhvillimet në fushën e stomatologjisë.
Klinika Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë” është tashmë një pikë referimi për realitetin shqiptar, ku përveç ofrimit të shërbimeve cilësore për pacientët, ka në fokus zhvillimin profesional të studentëve dhe të diplomuarve që ndjekin programe “Postgraduate” në fusha të ndryshme të stomatologjisë.
Shkëmbimi i eksperiencave me profesionistë nga vende dhe realitete të ndryshme është gjithmonë një vlerë e shtuar – një hap përpara drejt përmirësimit të vazhdueshëm profesional.

