Gjatë sezonit të verës është e rëndësishme të dihet se si të konservohen dhe transportohen në mënyrë korrekte barnat për të garantuar efikasitetin dhe sigurinë e tyre, si dhe të dihen ndërveprimet e terapive me termorregullimin, hidratimin dhe ekspozimin në diell.
Me këtë premisë Agjencia Italiane e Barnave ka hartuar një udhëzues të shkurtër për pacientët në mënyrë që të shmangin temperaturat e larta dhe lagështinë të cilat mund të përkeqësojnë principin aktiv, të ndryshojnë cilësinë ose të favorizojnë rritjen mikrobike në kontenitorët, si në rastin e antibiotikëve, barnave adrenergjike, insulinës, anelgjezikëve dhe qetësuesve.
Gjithashtu nënvizohet se disa barna si antikolinergjikët, antipsikotikë, antistaminikët, antidepresivët, anksiolitikët, antiadrenergjikët, beta-bllokuesit, antihipertensivët, diuretikët dhe antiepileptikët, për shkak të mekanizmave të tyre të veprimit, mund të ndërhyjnë me termorregullimin ose të ndryshojnë gjendjen e hidratimit të organizmit, duke zgjeruar efektet e nxehtësisë.
Udhëzuesi ofron këshilla praktike mbi konservimin e barnave në përgjithësi gjatë verës dhe në veçanti nëse jemi në udhëtim. Në përgjithësi nënvizohet se disa “disa principe aktive mund të shkaktojnë ose fuqizojnë simptomat e lidhura me hiperterminë, disa mund të shkaktojnë reaksione nga fotosensibilizimi pas ekspozimit në diell”.
Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet marrjes së antibiotikëve (tetraciklinë, kinolonikë), sulfamidikëve, kontraceptivëve oralë, anti-inflamatorëve jo steroidinë, prometazina (antistaminikë). Një fletë paralajmërimesh i dedikohet ketoprofenit, theksohet se fotosensibilizimi në lëkurë nga ketoprofeni është një event i pritshëm. Mjekët dhe farmacistët duhet të lajmërojnë pacientët që gjatë trajtimit dhe në dy javët në vijim është absolutisht e kundër-indikuar të ekspozohesh në dritën e diellit, duke përfshirë dhe solarin”.
“Dihet se barnat duhen konservuar në përgjithësi në vende të freskëta e të thata dhe jo në ato me kontakt të drejtpërdrejtë me burimet e nxehtësia. – pohon Luca Pani drejtor i përgjithshëm i AIFA-s. – Efektet e nxehtësisë në organizëm mund të përkeqësohen nga marrja e barnave që ndërhyjnë me procese si termorregullimi, duke shkaktuar sidomos te personat më në risk si ata që vuajnë nga probleme kardiake, qarkulluese dhe respiratore, pasoja shpesh të rënda”.