Simptomat e kancerit kolorektal

Kanceri Kolorektal ose ndryshe kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të zakonshme
të kancerit. 
Kanceri i zorrës së trashë mund të lokalizohet në pjesë të ndryshme të zorrës dhe në varësi të
vendndodhjes mund të ndryshojë edhe simptomatika.
Megjithatë disa nga shenjat dhe simptomat kryesore janë: 

  • Prania e gjakut në jashtëqitje 
  • Konstipacioni 
  • Diarreja 
  • Dhimbja e barkut 
  • Fryrja dhe diskomforti abdominal 
  • Humbja e peshës 
  • Mungesa e oreksit 
  • Dobësia trupore 
  • Prezenca e anemisë 


Sipas Shoqatës Amerikane të Gastroenterologjisë kolonoskopia rekomandohet për kontroll për
të gjithë individët pas moshës 45 vjeç. Në mënyrë të veçantë rekomandohet për çdo individ, që
ka një ose disa nga simptomat e sipërpërmendura, si dhe në rastet me familjaritet për këtë
patologji. 

Kujdesuni për veten tuaj dhe bëni kontrolle të rregullta!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.