Shtohen shërbimet e reja në Poliambulancën tonë

PËRGATITJE PËR Ezofago Gastro Duodeno Skopi (EGDS)

Për realizimin e  Ezofago Gastro Duodeno Skopisë (Fibrogastroskopia) pacienti duhet te paraqitet në ambulatorin e endoskopisë pa ngrënë dhe pa pirë (asgjë) prej të paktën 6 orësh dhe në vaktin e mëparshëm duhet të ketë konsumuar vetëm ushqime gjysem të lëngëshme ose të lëngëshme.

Nëse pacienti në kohët e fundit ka ankuar të vjella të përsëritura, duhet të marrë informacione shtesë nga personel i kualifikuar.

PËRGATITJE PËR KOLONOSKOPI ME SULFAT MAGNEZI

Sulfati i Magneziumit është një pluhur i posaçëm që përdoret për të përgatitur zorrën përpara se të kryeni kolonoskopinë. Duhet te merrni 3 paketa me Sulfat Magneziumi.

Një ditë përpara ekzaminimit duhet të konsumohet një mëngjes i lehtë.

Më vonë nuk lejohet të konsumohet asnjë ushqim i fortë.

Konsumoni lëngje të kthjellta përgjatë gjithë ditës bashkë me Tretesiren e Sulfatit te Magneziumit.

Lëngje të kthjellta, të lejuara janë: ujë, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash (te kulluara).

Nuk duhet të pini lëngje frutash me ngjyra te forta veçanerisht me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, ose të konservuara sepse këto mund të shkaktojnë veshje të mukozës së zorrës.

Ju duhet të filloni përgatitjen e zorrës sipas përshkrimit, në mesditën e një dite para ekzaminimit rreth orës 12.00.

Çdo paketë duhet të tretet në 1,5 litër ujë pa gaz secila. Doza normale është 3 paketa dhe tretësira (4,5 litra), duhet të merret një gotë çdo çerek ore deri sa të konsumohet e gjitha.

Pacientë që kanë pasur më parë ndërhyrje kirurgjikale të hejes së njëpjese të zorrës duhet të marrin informacione shtesë nga personel i kualifikuar.

Përzierja mund të mbahet në frigorifer për ta bërë shijen më të pranueshme. Kujdes, përzierja duhet të jetë e tretur mirë, pa grimca të dukshme. Mos e pini menjëherë të gjithë shishen e tretësirës, sepse kjo mund të shkaktojë të vjella. Nëse keni ndjesinë e të vjellës, ngadalësojeni pak pirjen. Ndërkohë, nga një gotë tretësirë në tjetrën, duhet të konsumohet ujë dhe lëngje të kthjellta.

KUJDES! Duhet të merren të tre paketat (me 4,5 litra ujë), për një periudhë 4 deri 6 orë, përveç të cilave sigurohuni që të konsumoni sasi të madhe lëngjesh të kthjellta shtesë (mbi 6 litra), të cilat ju ndihmojnë të mos dehidroheni. Kjo siguron dhe një pastrim të mirë të zorrës.

Për të shmangur urinë, duhet të merrni lëngje me përmbajtje proteinash (lëng mishi të kthjellët). Mund të përjetoni disa dhimbje barku ose ndjesi të vjelle, të cilat do të lehtësohen me daljet jashtë (defekimet). Daljet e shpeshta jashtë pritet të fillojnë pasi të keni pirë shishen e parë të tretësiës klean-prep. Sigurohuni të jeni afër tualetit dhe të keni pasditen pushim.

Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha udhëzimet për përgatitjen e zorrës, në mënyrë që të keni një ekzaminim sa më të mirë dhe efektiv.

Ditën e ekzaminimit vazhdoni të merrni lëngje të kthjellta deri dy orë para orës së ekzaminimit.

Daljet e shpeshta diarreike mund të lëndojnë pjesën e anusit, kështu që rekomandohet të përdoret vazelinë ose produkte të tjera lubrifikuese në zonën e lënduar. Gjithashtu për të parandaluar flluskat gjatë ekzaminimit ju rekomandojmë të perdorni 4-tableta Simetikon (Espumisan), të cilat pihen 2 tableta çdo 8 orë.

V.O. Të mos ndërpriten mjekimet për problemet e tjera shëndetësore përveç antikoagulantëve (aspirinë, sintrom, plavix), të cilat nuk duhen përdorur 2 ditë përpara ekzaminimit.

PËRGATITJE PËR KOLONOSKOPI ME KLEAN PREP

Klean Prep është një pluhur i posaçëm që përdoret për të përgatitur zorrën përpara se të kryeni kolonoskopinë. Një kuti Klean Prep ka 4 paketa.

Një ditë përpara ekzaminimit duhet të konsumohet një mëngjes i lehtë.

Më vonë nuk lejohet të konsumohet asnjë ushqim i fortë.

Konsumoni lëngje të kthjellta përgjatë gjithë ditës bashkë me Klean-prep.

Lëngje të kthjellta, të lejuara janë: ujë, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash (te kulluara).

Nuk duhet të pini lëngje frutash me ngjyra te forta veçanerisht me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, ose të konservuara sepse këto mund të shkaktojnë veshje të mukozës së zorrës.

Ju duhet të filloni përgatitjen e zorrës sipas përshkrimit, në mesditën e një dite para ekzaminimit rreth orës 12.00.

Çdo paketë duhet të tretet në 1 litër ujë secila. Doza normale është 4 paketa dhe tretësira (4 litra), duhet të merret një gotë çdo çerek orederi sa të konsumohet e gjitha.

Pacientë që kanë pasur më parë ndërhyrje kirurgjikale të hejes së njëpjese të zorrës duhet të marrin informacione shtesë nga personel i kualifikuar.

Përzierja mund të mbahet në frigorifer për ta bërë shijen më të pranueshme. Kujdes, përzierja duhet të jetë e tretur mirë, pa grimca të dukshme. Mos e pini menjëherë të gjithë litrin e tretësirës, sepse kjo mund të shkaktojë të vjella. Nëse keni ndjesinë e të vjellës, ngadalësojeni pak pirjen. Ndërkohë, nga një gotë tretësirë në tjetrën, duhet të konsumohet ujë dhe lëngje të kthjellta.

KUJDES! Duhet të merren të katërta paketat (me 4 litra ujë), për një periudhë 4 deri 6 orë, përveç të cilave sigurohuni që të konsumoni sasi të madhe lëngjesh të kthjellta shtesë (mbi 6 litra), të cilat ju ndihmojnë të mos dehidroheni. Kjo siguron dhe një pastrim të mirë të zorrës.

Për të shmangur urinë, duhet të merrni lëngje me përmbajtje proteinash (lëng mishi të kthjellët). Mund të përjetoni disa dhimbje barku ose ndjesi të vjelle, të cilat do të lehtësohen me daljet jashtë (defekimet). Daljet e shpeshta jashtë pritet të fillojnë pasi të keni pirë shishen e parë të tretësiës klean-prep. Sigurohuni të jeni afër tualetit dhe të keni pasditen pushim.

Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha udhëzimet për përgatitjen e zorrës, në mënyrë që të keni një ekzaminim sa më të mirë dhe efektiv.

Ditën e ekzaminimit vazhdoni të merrni lëngje të kthjellta deri dy orë para orës së ekzaminimit.

Daljet e shpeshta diarreike mund të lëndojnë pjesën e anusit, kështu që rekomandohet të përdoret vazelinë ose produkte të tjera lubrifikuese në zonën e lënduar. Gjithashtu për të parandaluar flluskat gjatë ekzaminimit ju rekomandojmë të perdorni 4-tableta Simetikon (Espumisan), të cilat pihen 2 tableta çdo 8 orë.

V.O. Të mos ndërpriten mjekimet për problemet e tjera shëndetësore përveç antikoagolantëve (aspirinë, sintrom, plavix), të cilat nuk duhen përdorur 2 ditë përpara ekzaminimit.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.