Nxënësit e klasës së 5-C të Shkolla “Avni Rustemi” Tiranë kanë vizituar në dt. 7.12.2022 ambjentet e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, nën temën e kurrikulës shkollore: “Të kujdesemi për shëndetin”.
Gjatë vizitës, nxënësit janë ndalur në ambulatorët e spitalit, ku janë pritur nga mjekët specialistë të fushave si: dermatologji, endokrinologji, kardiologji, gastrohepatologji, ORL etj.
Edukimi i brezave të rinj me kulturën e kujdesit për shëndetin, jo vetëm që rrit sensibilizimin shëndetësor, por mundëson dhe një ndërthurje mes dijeve që merren në shkollë dhe asaj çka përcillet nga profesionistët e mjekësisë.





