Shërbimi i Gjinekologjisë

Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë pacientëve iu ofrohet edhe shërbimi i Gjinekologjisë Kirurgjikale, përveç shërbimit të Gjinekologjisë Konservative, në të cilin kryhet diagnostikimi dhe trajtimi i shumë patologjive gjinekologjike.

Me metodat e avancuara diagnostikuese, të cilat përfshijnë ekografinë transabdominale dhe transvaginale, kolposkopinë, histerosalpingografinë, histereskopinë diagnostikuese dhe kyretazhin bioptik, si dhe me mbështetjen e shërbimeve laboratorike dhe imazherike ndër më të mirat në vend, bëhet i mundur diagnostikimi në kohë rekord i patologjive të traktit riprodhues.

Ndërkohë, në shërbimin e gjinekologjisë kirurgjikale kryhen intervente në rrugë abdominale dhe vaginale, me kirurgji klasike dhe endoskopike të nivelit të lartë duke trajtuar të gjitha patologjitë që prekin traktin riprodhues.

Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë këto ndërhyrje kryhen nga një ekip ekspert dhe multidisiplinar. Infrastruktura në sallat operatore është një nga më modernet dhe e pajisur me teknologjinë më të fundit.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.