ALB | ENG

SHËRBIM KATERING PËR SPITALIN KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË

Të nderuara Zonja/Zotërinj,

Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, në kuadrin e hapjes së Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të
Mirë” (SKZKM), një projekt i cili lindi si një dëshirë e Nënë Terezës së Kalkutës, dhe ka mision të
ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor dhe asistence të një specialiteti dhe cilësie të lartë
veçanërisht në fusha të specializuara për të cilat perceptohet një nevojë më evidente dhe më të
madhe, Ju fton të paraqisni ofertën tuaj me objekt “ Shërbim katering”.

Lutemi si më poshtë gjeni informacion të detajuar mbi shërbimin objekt prokurimi:

Ofertuesi duhet të ofroje një shërbim, i cili do të përfshijë:

  • Përgatitjen dhe gatimin e ushqimit për pacientët dhe/ose stafin sanitar sipas kërkesave dhe dietave të përcaktuara nga Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bazë të kërkesave higjiena sanitare dhe standardeve të kërkuara;
  • Transportin e ushqimit të gatuar dhe të shërbej atë tek pacienti sipas shërbimeve dhe orareve të shërbimit.

Emri dhe Adresa e Entit Kontraktor:

Emri:Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Adresa:Rruga Dritan Hoxha 74,1023, Tiranë
Tel/Faks:+355 4 4541600
E-mail:[email protected]
Adresa e ueb-faqes:www.fzkm.org
Personi/at përgjegjës për prokurimin:
(emri, e-mail)
Marsida Doraci
[email protected]

Kohëzgjatja e kontratës ose afati i zbatimit të kontratës:
Kohëzgjatja në muaj 12 ose ditë 365
Afati i fundit për paraqitjen e ofertave:
Data: 09/09/2024; Ora: 17:00;

Vendin: Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.