Radiologji Dentare Diagnostikuese
Radiologjia dentare është një pjesë thelbësore e stomatologjisë moderne, e cila përdor teknologji të avancuar për të ndihmuar në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit. Falë dixhitalizimit, sot radiologjia ofron imazhe më të qarta, rezultate më të shpejta dhe rrezatim të reduktuar për pacientin.
Në klinikën tonë kryhen ekzaminime radiologjike të plota, si:
- Radiografi panoramike (Ortopanoramike)
- Radiografi endorale (Periapikale, Bite-wing, Okluzale)
- Teleradiografi / Cefalometri (latero-laterale dhe anterio-posteriore)
- Radiologji 3D – CBCT me rrezatim të ulët
Pse është e rëndësishme radiologjia dentare?
Ekzaminimet radiologjike ndihmojnë në vlerësimin e:
- kariesit dhe infeksioneve dentare
- gjendjes së kockës dhe strukturave mbështetëse të dhëmbëve
- patologjive si kistet, tumoret apo anomalitë dentare
- problemeve ortodontike te fëmijët dhe të rriturit
- planifikimit të implantologjisë dhe kirurgjisë orale
Radiografitë janë ekzaminime të thjeshta, të shpejta dhe pa dhimbje, të cilat i japin mjekut informacionin e nevojshëm për të ofruar trajtimin më të saktë dhe më të sigurt.
Shënim: Nëse jeni shtatzënë, është shumë e rëndësishme të njoftoni mjekun para kryerjes së çdo ekzaminimi radiologjik.
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]



