Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Psikologjia Klinike

Psikologjia Klinike është një nga fushat kryesore të kërkimit dhe ndërhyrjes profesionale në psikologji, e cila karakterizohet nga teoritë, metodat dhe mjetet e ndërhyrjes që synojnë parandalimin, vlerësimin, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike.

Ç’është psikologjia klinike?

Psikologjia Klinike është një nga fushat kryesore të kërkimit dhe ndërhyrjes profesionale në psikologji, fushat e zbatimit të së cilës janë: problemet e adaptimit, çrregullimet e sjelljes, gjendjet dhe kushtet e vuajtjes emocionale dhe psikike, në mënyrë që të vlerësojnë, lehtësojnë dhe mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin emocional dhe relacional, të individit. Psikologjia Klinike karakterizohet nga teoritë, metodat dhe mjetet e ndërhyrjes që synojnë parandalimin, vlerësimin, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike, duke marrë parasysh veçanërisht kërkesën e përdoruesit individual dhe kolektiv (çifti, familja, grupet, organizatat dhe komunitetet), ndërhyrjet psikodiagnostike, ndihmëse dhe mbështetëse, përfshirë ato rreptësisht psikoterapeutike (të cilat përbëjnë një nëngrup të veçantë të specializuar të ndërhyrjeve klinike që synojnë e trajtojnë forma më të strukturuara psikopatologjike).

Kush duhet t’i drejtohet psikologut?

Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës së tij, mund të ndiejë nevojën e një ndihme të specializuar. Psikologut mund t’i drejtohet një qytetar/individ, shërbimet sociale, shkollat, kooperativa sociale, këshillime familjare, gjykatat, institucionet bankare, institucionet penale, institucionet kërkimore, studiot juridike, grupet sportive etj. Aplikimi i punës së psikologut është shumë i gjerë dhe mbulon pjesën më të madhe të aktivitetve njerëzore. Ndonjëherë mund t’i drejtohemi psikologut edhe për një këshillë apo sugjerim në një moment vështirësie e zgjedhjeje në fusha të ndryshme të jetës, puna, shkolla, shëndeti, lidhjet afektive e relacionale, gjendjet emotive, apo patologji të tjera më të theksuara.

Cilat janë çrregullimet që mund të trajtojë psikologu?
Psikologu mund të trajtojë dhe mbajë nën kontroll:

  • Psikozat dhe neurozat
  • Depresionin
  • Atakun e panikut
  • Gjendjet e ankthit
  • Stresin
  • Varësitë e ndryshme patologjike (droga, alkooli, lojrat e fati, interneti, lidhjet patologjike, etj)
  • Problematikat e ushqyerjes (anoreksia e bulimia, obeziteti)
  • Problematikat seksuale
  • Problematikat në çift
  • Fobitë dhe obsesionet
  • Gjendjet e ndryshme emocionale
  • Çrregullimet e personalitetit

 

Si punon psikologu?

Psikologu përdor teknika e strategji të bazuara në teorinë e referimit, sipas formimit të tij profesional, nëpërmjet intervistës dhe konsultimit klinik. I vetmi mjet që ka ai në dispozicion është fjala e pacienti që ka kërkuar ndihmën e tij.

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
TETORI ROZE – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Lexo më shumë
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.