Semundjet infektive/HIV AIDS

Patologjia e HIV/AIDS, Njohja e Shenjave të Hershme

HIV (Virusi i Imunodefiçencës Humane) është një virus që sulmon sistemin imunitar, duke e dobësuar atë dhe duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.

Nëse nuk trajtohet, infeksioni me HIV mund të përparojë në AIDS (Sindroma e Imunodefiçencës së Fituar).

Njohja e simptomave në faza të ndryshme është thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm.

Infeksioni viral akut  shfaqet brenda 2 deri në 4 javë pas infektimit, disa individë mund të përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin, apo edhe virozave të tjera, të cilat mund të zgjasin disa ditë deri në disa javë.

Këto simptoma përfshijnë:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Nyje limfatike të ënjtura
  • Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
  • Rash (skuqje e lëkurës)
  • Dhimbje fyti dhe ulçera në gojë
  • Djersitje gjatë natës

Simptoma janë përgjigjia natyrale e trupit ndaj infeksionit në fazën akute dhe mund të mos jenë të pranishme tek të gjithë individët.

Nëse keni përjetuar ndonjë nga këto shenja kur mendoni që keni pasur sjellje me potencial në rrezik për infeksion me HIV, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor dhe të kryeni testimin për HIV.

Diagnostikimi i hershëm mundëson fillimin e trajtimit antiretroviral, i cili ndihmon në kontrollin e virusit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Konsultohuni me mjekët tanë!

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rr. Dritan Hoxha (pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë)
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Ate Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
e-mail: [email protected]

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.