Rehabilitimi pediatrik përfshin terapi fizike, profesionale dhe të të folurit dhe përdorimin e pajisjeve ndihmëse dhe/ose medikamenteve për të lehtësuar shtrirjen posturale.
Rehabilitimi pediatrik pranë Klinikës së Fizioterapisë kujdeset për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive neuro- motore dhe sensoriale me origjinë të trashëguar dhe të fituar gjatë fazës së zhvillimit të fëmijës.
Rastet klinike që trajtohen pranë Klinikës sonë konsultohen herë pas here nga mjeke dhe fizioterapiste italiane të specializuar në pediatri, te cilët projektojnë dhe ndjekin një plan trajtimi të personalizuar për çdo fëmijë.
Eksperienca e terapistëve tanë në këtë fushë ka bërë që të krijohet një marrëdhënie e ndërsjelltë besimi si me pacientët ashtu edhe me prindërit e tyre, një specifikë e domosdoshme për mbarëvajtjen e këtyre trajtimeve.