Përgjatë datave 12-15, Tetor 2023 është zhvilluar në Prishtinë Kongresi III Klinik. Në këtë kongres ka marrë pjesë edhe Prof. Asc. Dr. Ilirian Laçi – Radiolog Interventist, i cili ka prezantuar avantazhet e procedurës Cryoablation në trajtimin e pacientëve me patologji tumorale.
Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ofrohet një shërbim unik dhe i specializuar i radiologjisë intervencionuese si cryoablation dhe microwave ablation për trajtimin e patologjive beninje dhe malinje të përshtatshme për këtë tip procedurash. Ndërhyrjet kryhen nën kujdesin e një stafi multidisiplinar dhe me përvojë sipas protokollit evropian duke mundësuar efekte anësore minimale tek pacientët si edhe qëndrim të shkurtër spitalor.
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja e Spitalit: Selia qëndrore, Rr. Dritan Hoxha, Laprakë, Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al