Kur dëmtimet, artroza ose problemet e tjera të gjurit ju kufizojnë në lëvizje, shkaktojnë dhimbje të forta dhe ndikojnë në cilësinë e jetës, proteza e gjurit është opsioni i rekomanduar nga mjeku.
Vendosja e protezes se gjurit është një procedurë kirurgjikale, ku pjesët e dëmtuara të artikulacionit që janë të pariparueshme në mënyra të tjera, zëvendësohen me komponentë artificialë.
Aplikimi i protezes largon dhimbjen dhe i rikthen pacientit lirshmërinë në lëvizje, duke mundësuar kthimin e tij në normalitet.
Kujt i rekomandohet?
Ky intervent I rekomadnohet pacientëve me dhimbje të forta kronike, atyre që janë të limituar në ecje dhe aktivitetin normal të përditshëm dhe ndaj të cilëve metodat konservative nuk japin rezultat.
Me përvojën e departamentit tonë të Kirurgjise Ortopedike, me në krye Dr. Flamur Vellku, si dhe teknologjinë më të avancuar sigurojmë një proces të sigurt dhe rezultate që ndryshojnë jetën.