Me kënaqësi përmbyllëm Kursin Klinik 1-vjeçar në Implantologji dhe Kirurgji Periodontale, një program in-office i dedikuar ekskluzivisht praktikës klinike dhe i drejtuar nga Dr. Shefqet Mulla.
Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe të thellojnë përvojën klinike në menaxhimin e rasteve implantologjike dhe periodontale.
I urojmë të gjithë pjesëmarrësve shumë suksese në praktikën e tyre profesionale dhe një rrugëtim të mbarë në aplikimin e njohurive të fituara!









