ALB | ENG

Retinopatia diabetike

Retinopatia diabetike është një ndërlikim për shkak të diabetit që shfaqet vite pas fillimit të këtij të fundit.

Nivelet e larta të glukozës në gjak shkaktojnë një ndryshim të kapilarëve të retinës, të cilët, duke mos marrë mjaftueshëm gjak dhe oksigjen, nisin drejt një procesi degjenerues përgjegjës për dëmtime të konsiderueshme të shikimit. Retinopatia diabetike mund të prekë njërin ose të dy sytë dhe zhvillohet në një formë proliferuese ose jo-proliferuese:

Retinopatia diabetike jo-proliferative (e njohur edhe si retinopatia e hershme diabetike) është faza fillestare e sëmundjes dhe karakterizohet nga rritja e përshkueshmërisë së kapilarëve. Enët e gjakut të retinës kanë lezione nga të cilat largohen lëngjet. Lëngjet e rrjedhura grumbullohen në sipërfaqen e retinës duke shkaktuar edemë (trashje të retinës), mikro aneurizma, hemorragji etj. Në formën e saj më të avancuar, retinopatia joproliferative mund të shndërrohet në retinopati proliferative.

Retinopatia diabetike proliferative është faza më e avancuar dhe e rëndë e sëmundjes, e karakterizuar nga neovaskularizimi jonormal i sipërfaqes së brendshme të retinës. Mbyllja e enëve të gjakut nuk lejon oksigjenimin e duhur të retinës, e cila i përgjigjet këtij privimi duke gjeneruar enë të reja gjaku shumë të dobëta dhe të prirura për gjakderdhje. Retinopatia diabetike proliferative mund të çojë në shkëputje të retinës dhe humbje të shikimit.

Shkaku kryesor i retinopatisë diabetike është prania e diabetit të neglizhuar, i cili me kalimin e kohës shkakton ndryshime në enët e vogla të gjakut, deri në gjenerimin e mikroaneurizmave dhe transudimin e gjakut, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë edemë makulare.

Sëmundja përparon ngadalë dhe shkakton dëme që bëhen progresive të pakthyeshme: indi i retinës, në fakt, pëson dëmtime të pariparueshme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, mund të shkaktojnë humbje totale të shikimit.

Simptomat:

Në fazat fillestare, retinopatia diabetike është asimptomatike: për rrjedhojë, subjekti e vë re sëmundjen vetëm kur ajo është tashmë në një fazë të avancuar. Ndërsa sëmundja përparon, simptomat që lidhen me retinopatinë diabetike janë:

  • Floaters (mizat fluturuese) ose korpuskulat e shikimit;
  • Shikim i turbullt;
  • Shikim i dobët i natës;
  • Njolla të errëta në fushën e shikimit;
  • Ngjyra të zbehura;
  • Ulje e papritur e mprehtësisë vizuale;

Pas diagnostikimit të diabetit, këshillohet që të rezervoni një ekzaminim të syve, për të vlerësuar gjendjen vizuale dhe gjendjen shëndetësore të retinës për të minimizuar rrezikun e verbërisë.

Diagnoza:

Retinopatia diabetike diagnostikohet gjatë një ekzaminimi normal të syrit, gjatë të cilit okulisti kryen një analizë të kujdesshme të fundusit të syrit përmes analizave të ndryshme si fluorangiografia, angiografia, OCT, retinografia dhe ekografia okulare. Parandalimi është edhe më i rëndësishëm se diagnoza: retinopatia diabetike, në fakt, duhet luftuar duke penguar vetë diabetin dhe për rrjedhojë duke mbajtur nën kontroll vlerat e glukozës në gjak për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Mjekimi:

Trajtimi i retinopatisë diabetike, në varësi të fazës së zhvillimit të sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit, mund të kryhet sipas teknikave të ndryshme. Ndër këto, më të realizuarat janë:

  • Fotokoagulimi me laser;
  • Injeksione intrevitreale të barnave VEGF;
  • Fotoablacioni me lazer excimer
  • Vitrektomia (në rast të shkëputjes së retinës)

Trajtimet që mund të aplikohen për këtë patologji

Trajtimi me lazer i retinës

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.