Polipet nazale

Polipet e hundës janë masa të buta, të padhimbshme , jo malinje, që ndeshen në kavitetin e hundës ose të sinuseve. Forma e tyre është e ngjashme me atë të një pike loti. Polipet mund të shkaktohen nga inflamacioni kronik dhe shpesh  shoqërohen me astmë, infeksione të përsëritura, alergji, ndjeshmëri ndaj ilaçeve ose çrregullime të caktuara imunitare.


Simptomat

Polipet e vogla të hundës mund të mos shkaktojnë simptoma. Kur madhësia e tyre rritet, ose krijohet një grup polipesh, këto masa mund të bllokojnë kanalet e hundës dhe të çojnë në probleme me frymëmarrjen, sekrecione te shpeshta, humbje të nuhatjes dhe infeksione të shpeshta të sinuseve.


Diagnostikimi

Diagnostikimi i polipozës nazale kryhet nga mjeku otorinolaringolog. Mjeku do të pyesë për simptomat dhe historikun e problemeve me hundën. Ndër metodat egzaminuese që përdoren për diagnostikimin e kësaj patologjie janë:

  • Rinoskopia anteriore;
  • Videorinoskopia;
  • CT skaner apo MRI.

Polipet e hundës mund të prekin këdo, por ato janë më të zakonshme tek të rriturit.


Trajtimi

  • Medikamentoz:  Medikamentet shpesh mund të tkurrin ose eliminojnë polipet
  • Kirurgjikal

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.