Neoplazitë Mielodisplazike, njohur edhe me emrin Sindromet mielodisplazike, janë një grup sëmundjesh malinje (kanceresh) në të cilat qelizat e pamaturuara të gjakut në palcën e kockave nuk maturohen dhe nuk diferencohen normalisht.
Llojet e ndryshme të Neoplazive Mielodisplastike diagnostikohen bazuar në ndryshime të caktuara në qelizat e gjakut dhe palcën e kockave.
Mosha e vjetër dhe trajtimet e mëparshme me kimioterapi ose radioterapi ndikojnë në rritjen e rrezikut për të zhvilluar një neoplazi mielodisplazike.
Çdo gjë që rrit mundësinë e një personi për të zhvilluar një sëmundje quhet faktor rreziku. Jo çdo person me një ose më shumë nga këta faktorë rreziku do të zhvillojë neoplazi mielodisplazike. MDS mund te zhvillohet edhe tek njerëzit që nuk kanë ndonjë faktor rreziku të njohur.
Faktorët e rrezikut për MDS përfshijnë si më poshtë:
- Trajtimi i kaluar me kimioterapi ose radioterapi për kancerin;
- Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, duke përfshirë tymin e duhanit, pesticidet, plehrat dhe tretësit si benzeni;
- Ekspozimi ndaj metaleve të rënda, si merkuri ose plumbi.
Shkaku i sindromave mielodisplastike në shumicën e pacientëve nuk dihet.
Shenjat dhe simptomat e MDS përfshijnë lodhje, dobësi, marrje fryme, zbehje, dalje të njollave hemorragjike në trup.
MDS shpesh nuk shkaktojnë shenja ose simptoma të hershme. Ato mund të gjenden gjatë një testi rutinë gjaku. Kontrollohuni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga të mëposhtmet:
- Frymëmarrje e shkurtër;
- Dobësi ose ndjenjë e lodhjes;
- Të kesh lëkurë më të zbehtë se zakonisht;
- Mavijosje ose gjakderdhje e lehtë;
- Petechiae (njolla të sheshta, pika nën lëkurë të shkaktuara nga gjakderdhja).
Për të diagnostikuar MDS përdoren testet dhe analizat që ekzaminojnë gjakun dhe palcën e kockave.
- Gjaku komplet me formulë leukocitare;
- Aspirimi dhe biopsia e palcës kockore
- Analizat biokimike (matja e Vitaminës B12 dhe folateve, ferritinemia dhe LDH janë ndër to);
- Analizat citogjenetike;
- Imunofenotipizimi me citometri me fluks;
- Imunohistokimia;
- FISH (Hibridizimi me fluoreshencë in situ);
- Egzaminime imazherike.
Disa faktorë ndikojnë në prognozën (mundësinë e rikuperimit) dhe opsionet e trajtimit.
Prognoza dhe opsionet e trajtimit varen nga sa vijon:
- Numri i qelizave blaste në palcën e eshtrave;
- Nëse jane prekur një ose më shumë lloje të qelizave të gjakut;
- Nëse pacienti ka shenja ose simptoma të anemisë, gjakderdhjes ose infeksionit;
- Nëse pacienti ka një rrezik të ulët ose të lartë të zhvillimit te leukemisë;
- Ndryshime të caktuara në kromozome;
- Nëse MDS ka ndodhur pas kimioterapisë ose radioterapise për kancerin;
- Mosha e pacientit dhe shëndeti i përgjithshëm.
Ka lloje të ndryshme trajtimi për pacientët me sindroma mielodisplastike.
Disa trajtime janë standarte (trajtimi i përdorur aktualisht), dhe disa janë duke u testuar në studime klinike.
Një studim klinik trajtimi është një studim kërkimor që synon të ndihmojë në përmirësimin e trajtimeve aktuale ose të marrë informacion mbi trajtimet e reja për pacientët me kancer.
Kur studimet klinike tregojnë se një trajtim i ri është më i mirë se trajtimi standart, trajtimi i ri mund të bëhet trajtimi standart.
Pacientët mund të dëshirojnë të mendojnë për të marrë pjesë në një studim klinik.
Disa studime klinike janë të hapura vetëm për pacientët që nuk kanë filluar trajtimin.
Trajtimi për MDS përfshin kujdesin suportiv, terapinë me medikamente dhe transplantimin e qelizave staminale.
Pacientëve me MDS që kanë simptoma të shkaktuara nga niveli i ulët i gjakut u jepet kujdes suportiv për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Terapia medikamentoze mund të përdoret për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Disa pacientë mund të kurohen me trajtim agresiv me kimioterapi të ndjekur nga transplantimi i qelizave staminale duke përdorur qeliza burimore nga një donator.
Përdoren llojet e mëposhtme të trajtimit:
- Kujdesi suportiv
- Terapia e transfuzionit;
- Agjentët stimulues të eritropoezës;
- Terapia me antibiotikë.
- Terapia me medikamente
- Lenalidomide;
- Terapia imunosupresive;
- Azacitidina dhe decitabine;
- Kimioterapia e përdorur në leuçeminë akute mieloide (AML).
- Transplanti i qelizave staminale
Në fillim aplikohet Kimioterapia për të eliminuar qelizat malinje. Qelizat e shëndetshme, duke përfshirë qelizat e formimit të gjakut, gjithashtu shkatërrohen nga trajtimi me kimioterapi. Transplanti i qelizave staminale është një trajtim për të zëvendësuar qelizat që formojnë gjak. Qelizat staminale (qelizat burimore të gjakut) hiqen nga gjaku ose palca e kockave të pacientit ose dhuruesit dhe ruhen ne ngrirje. Pasi pacienti përfundon kimioterapinë, qelizat burimore të ruajtura he i kthehen pacientit përmes një infuzioni. Këto qeliza burimore të riinfuzuara rriten në kocke (dhe rivendosin) prodhojne qelizat e gjakut.
Ky trajtim mund të mos funksionojë aq mirë tek pacientët, neoplazia mielodisplastike e të cilëve është shkaktuar nga trajtimi I meperparshem per nje kancer.
Nga Dr. Sh. M. Adela Perolla