Metastazat e mëlçisë, të quajtura edhe tumore dytësore të mëlçisë, e kanë origjinën nga qelizat kancerogjene jo hepatike, por nga qelizat e një organi tjetër (më shpesh nga kanceri i zorrës së trashë ose rektal) dhe më pas migrojnë në organin e mëlçisë.
Simptomat:
Metastazat në mëlçi mbeten asimptomatike për një kohë të gjatë. Simptomat kryesore që shfaqen tek pacienti janë:
- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut e cila mund të arrijë edhe në shpatull;
- Lodhje;
- Humbje peshe;
- Mungesa e oreksit;
- Nauze ose të vjella;
- Verdhëza;
- Kaheksi (humbje)
Diagnoza:
Për të përcaktuar me saktësi metastazat e mëlçisë, megjithatë është e nevojshme t’i drejtoheni imazherisë diagnostike. Ekografia, rezonanca magnetike, tomografia e kompjuterizuar (CT), tomografia me emetim pozitron (PET) janë teste që na lejojnë të kuptojmë se ku ndodhen karcinomat, sa të mëdha dhe sa janë. Në disa raste specifike, përdoret biopsia. Në rast se ka pacientë të prekur nga tumoret parësore veçanërisht të zorrës së trashë, stomakut, ezofagut, pankreasit, veshkave, mushkërive, gjirit dhe lëkurës, është mirë që periodikisht të monitorohet gjendja shëndetësore e mëlçisë për të parandaluar shfaqjen e ndonjë karcinome.
Trajtimi:
Trajtimi i metastazave në mëlçi mund të trajtohet si në mënyrë kirurgjikale ashtu edhe në mënyrë kimioterapie ose radioterapie sipas rastit specifik që po shqyrtohet. Rezeksioni kirurgjik i mëlçisë është rruga që aktualisht duket se sjell rezultatet më të mira, veçanërisht për metastazat nga kanceri i zorrës së trashë ose rektal. Kemioterapia tenton të zvogëlojë madhësinë e metastazave dhe shpesh përdoret për ta bërë operacionin më të realizueshëm. Aktualisht, ekzistojnë terapi të shumta inovative (barna biologjike, imunoterapi, radio-embolizim, radioterapi stereotaksike) që mund të lejojnë kontrollin e sëmundjes në shumë pacientë.
Trajtimet që mund të aplikohen për këtë sëmundje:
Kirurgjia e heparit: Mëlçia është vendi më i shpeshtë i metastazave, veçanërisht i tumoreve parësore të traktit gastrointestinal (p.sh. metastazat në mëlçi të tumoreve kolorektal). Tumoret primare të mëlçisë (Hepatokarcinoma, Kolangiokarcinoma e konvergjencës biliare, Kolangiokarcinoma intrahepatike) përfaqësojnë një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së lidhur me kancerin dhe incidenca e tyre është vazhdimisht në rritje. Rezeksioni i mëlçisë konsiderohet jo vetëm trajtimi i referencës, por edhe ai i lidhur me mbijetesën më të mirë si për tumoret primare të mëlçisë, ashtu edhe për metastazat e mëlçisë të operueshme. Duhet theksuar se në shumicën e rasteve, resekcioni i mëlçisë është një nga hapat e një trajtimi sekuencial dhe multidisiplinar (kirurg, onkolog, radioterapist, nutricionist, etj.).
Kirurgjia hepatike është padiskutim komplekse dhe kërkon aftësitë e kirurgëve specialistë. Aktualisht është e mundur të kryhen në mënyrë të sigurtë, në pacientë të përzgjedhur: rezeksione të mëdha hepatike të shtrira deri në 75% të vëllimit hepatik, rezeksione hepatike iterative dhe rezeksione hepatike të shoqëruara me rezeksione vaskulare. Kohët e fundit, laparoskopia dhe kirurgjia robotike janë bërë një alternativë e sigurt dhe “minimisht invazive” ndaj resekcionit “të hapur” të mëlçisë, në shumë raste. –
Kirurgjia minimale invazive e mëlçisë: laparoskopia
Kirurgjia e rezeksionit të mëlçisë në përgjithësi është kryer duke përdorur metodën tradicionale të laparotomisë; një qasje minimalisht invazive përmes kirurgjisë laparoskopike 3D dhe / ose 4K është aktualisht e mundur në shumë pacientë. Zonat e mëlçisë që do të trajtohen arrihen nga instrumentet kirurgjikale me anë të prerjeve të vogla. Kjo qasje garanton rezultatet e kirurgjisë tradicionale, por në të njëjtën kohë lejon marrjen e përfitimeve të rëndësishme për pacientët, si zvogëlimi i traumave kirurgjikale dhe koha e rikuperimit pas operacionit.
Patologjitë që mund të trajtohen me këtë teknikë
Laparoskopia:
Laparoskopia është një formë e kirurgjisë minimale invazive që ju lejon të kryeni operacione edhe shumë komplekse pa pasur nevojë të hapni barkun, por thjesht përmes prerjeve të vogla nëpër të cilat kalohen instrumentet kirurgjikale. Qëllimi i kësaj teknike është të sigurojë standardet e cilësisë onkologjike të kirurgjisë tradicionale të hapur, duke reduktuar si rrezikun kirurgjik (infeksionet dhe komplikimet), ashtu edhe dhimbjen pas operacionit dhe kohën e rikuperimit për pacientët.