Meningjiomat janë tumore të trurit që formohen nga qelizat arachnoid. Arachnoid është një nga tre meningjet (dura mater, arachnoid dhe pia mater) që mbështjellin dhe mbulojnë sipërfaqen e trurit. Meningiomat përbëjnë 15-20% të tumoreve të Sistemit Nervor Qendror (SNQ). Meningiomat në shumicën e rasteve janë tumore beninje që rriten ngadalë në vëllim. Megjithatë, rrallëherë mund të jenë edhe malinje (në këtë rast priren të infiltrojnë indin e trurit që i rrethon).
Meningioma në përgjithësi ndahet në:
- Meningiomat e bazës së kafkës: ato kanë origjinën në nivelin e sipërfaqes së poshtme të kafkës në afërsi të strukturave nervore shumë delikate (nervat kraniale për shikimin, dëgjimin dhe lëvizjen e syve, trungun e trurit).
- Meningiomat e konveksitetit: të vendosura në sipërfaqen e jashtme të trurit që tentojnë të kompresohen
Shkaqet:
Meningiomat shfaqen më shpesh midis moshës 40 dhe 60 vjeç, dhe veçanërisht në popullatën femërore. Shkaqet e këtyre llojeve të kancerit nuk janë ende të sigurta, megjithatë, ekspozimi në fëmijëri ndaj rrezatimit mund të kontribuojë në formimin e tyre me kalimin e kohës. Terapitë hormonale, veçanërisht progestogjenët, mund të rrisin rrezikun.
Simptomat:
Simptomat që lindin për shkak të meningiomës janë si rezultat i presionit që zhvillimi i tumorit ushtron në indet përreth; në varësi të vendndodhjes që mund të shkaktojnë:
- Dhimbje koke,
- Të përziera,
- Konvulsione,
- Dobësi e gjymtyrëve dhe fytyrës,
- Probleme të shikimit
Ndryshime të humorit apo të personalitetit,
Nëse shfaqet ndonjë nga këto simptoma, këshillohet të shkoni te mjeku.
Diagnoza:
Për diagnozën e meningiomës kërkohet një anamnezë dhe një ekzaminim neurologjik. Ekzaminimi më themelor është MRI; në disa raste është e mundur edhe kryerja e një studimi angiografik për të verifikuar se sa gjak arrin në meningioma dhe cilat arterie dhe vena cerebrale kalojnë.
Mjekimi:
Pasi të jetë konstatuar diagnoza e meningiomës, mund të sugjerohen metodat e mëposhtme të trajtimit:
- Operacion kirurgjik, i cili çon në heqjen e plotë ose të pjesshme të meningiomës dhe lejon zgjidhjen e ngjeshjes në strukturat nervore.
- Radioterapi, e cila zakonisht indikohet në rastin e meningiomave më agresive.
- Radiokirurgji stereotaktike me Gamma Knife e cila indikohet veçanërisht për meningiomat më të vogla të bazës së kafkës ose në rast të rikthimit pas operacionit.
Trajtimet që mund të aplikohen për këtë patologji:
- Kraniotomia
- Gamma Knife