Çfarë është kolla kronike?
Kolla është një manovër ekspulsioni të sforcuar kundër glotisit të mbyllur, e cila shoqërohet me një zhurmë karakteristike.
Kolla është një simptomë e shpeshtë e shumë sëmundjeve të rrugëve respiratore, e cila shpesh shoqërohet me një radiografi toraxi jo normale.
Ajo mund të shfaqet edhe te njerëzit e shëndetshëm dhe shpesh është një simptomë vetkufizuese. Nëse ajo është e fortë, kronike, atëherë duhet të kërkohet ndihmë nga mjeku.
Kolla klasifikohet në 3 grupe sipas kohëzgjatjes së saj:
- Kollë akute—kollë që zgjat më pak se 3 javë, zakonisht për shkak të infeksioneve virale të traktit respirator
- Kollë subakute—kollë që zgjat 3-8 jave.
- Kollë kronike—e cila zgjat mbi 8 javë dhe shoqërohet nga një radiografi pulmoni normale. Ajo prek 10-20% të aduletëve më shpesh femrat dhe obezët.
Ndonjëherë mund të jetë e veshtire të përcaktohet shkaku kryesor i kollës. Në mungesë të sëmundjeve të tjera shkaktare, kolla akute është me natyrë beninje dhe vetekufizuese.
Janë disa individë të ndjeshëm të cilët kanë refleks të shtuar të kollës, që për hir të kësaj kanë fituar dhe termin ”Sindrom i kollës nga hipersensitiviteti”
Qëllimi nuk është të trajtojmë kollën kronike, por të gjejmë origjinën e saj. Sipas studimeve të bëra, rreth 20% e pacientëve me kollë kronike mbeten të pa diagnostikuar.
Cilët janë shkaktarët e kollës?
Në praktikën e përditshmë, mbi 90% të rasteve me kollë kronike dhe radiografi pulmoni normale shkaktohen nga një ose më shume faktorë, si:
- Asthma bronkiale ose Bronkiti eosinofilik
- Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal (GERD)
- Sindromi i rrjedhjes post nazale, për shkak te rinitit alergjik, rinitit vasomotor ose sinusitit kronik.
Si prezantohet kolla kronike?
Zakonisht një anamnezë e plotë e pacientit mund të mos jetë shumë ndihmuese. Pavarësisht që shkaqet kryesore mund të jenë asthma, GERD, sindromi i rrjedhjes posterior, por ndonjëherë mund të jenë disa simptoma jo specifike që mund të të orientojnë më shumë për diagnozën, si:
- Kohëzgjatja e kollës;
- Kur ka tendencë të shfaqet më shumë—natën ose herët në mëngjes, pas sforcimeve, gjatë ekspozimit ndaj pluhurave, polenit, aerosoleve, ajrit te ftohtë (Asthma), pas ngrënies ose qëndrimit ulur ose përkulur (GERD), gjatë natës (rrjedhje posterior e hundëve ose asthma);
- Jo produktive ose produktive, dhe nëse PO, sa sputum ka dhe në çfarë ngjyre. (Sasi e konsiderueshme e sputumit zakonisht të orienton për patologji të mushkërive);
- Hemoptizi(gjak nga goja, i kuq, i pastër);
- Temperaturë;
- Simptoma shoqëruese: respiracion i shkutër dhe fishkëllima në gjoks; dhimbje gjoksi; dispne/ dispne paroksizmale (gjatë natës);
- Sinusitis kronik;
- Infeksione të rrugëve respiratore të përsëritura (Bronkektzia);
- Sëmundje të njohura kardiake;
- Medikamente: ACE inhibitorë;
- Ndotës në ambientin e punës;
- Kafshët shtëpiake/ zogjtë;
- Përdorimi i lëndëve narkotike;
- Duhanpirja aktive/pasive.
Si mund ta diagnostikojmë:
Fillimisht
- Radiografi e mushkërive normale;
- Spirometri e cila mund të jetë normale ose obstruktive;
- Testi i Metakolinës—në pacientë qe dyshohen per Asthma bronkiale mund te provokojë kollë dhe bronkospazma (kohët e fundit realizohet shume rrallë);
- Serial peak flowdy herë në ditë. Ndryshime më shumë se 20%, sygjerojnë per Asthma;
- Ekzaminimi i sputumit, e cila na orienton nëse është Asthma apo Bronkitis eozinofilik.
Më pas
- Skaner toraksi për të përjashtuar sëmundje të rëndësishme torakale në pacientë me kollë refraktare, edhe nëse radiografia e mushkrive ka rezultuar normale;
- Skaner të sinuseve;
- Fibrobronkoskopipër të përjashtuar një trup të huaj, një sëmundje malinje, sëmundje endobronkiale;
- Monitorimi 24 orë i aciditetit te stomakut.
Si trajtohet kolla kronike?
Trajtimi simptomave
- Kolla akute me origjinë virale është e vetëlimituar, dhënia e medikamenteve shpesh herë është e panevojshme.
- Këshilla më e thjeshtë është përdorimi trajtimeve lehtësuese në shtëpi si psh. mjalti dhe limoni.
- Modulimi i refleksit të kollës për të ulur frekuencën e saj me preparate si Dextromethorphan, Menthol, Antihistaminike sedative, Codeine ose Pholcodine.
- Dextromethorphan është një opiat jo sedativ, i cili suprimon refleksin e kollës. Doza që zakonisht pershkuhet është subterapeutike dhe maksimumi i suprimimit ndodh në dozën 60 mg.
- Mentholi – mund të jepet në formë inahaltore, kapsulash. Suprimimi i kollës është i menjëhershëm dhe me kohëzgjatje të shkurtër.
- Antihistaminikët e gjeneratës së parë suprimojnë gjithashtu kollën por ato shkaktojnë efekte anësore si përgjumja. Janë të përshtatshme për kollën nokturne.
- Codeina ose Pholcodine nuk janë me efektive se dextromethorphan në qetësimin e kollës por përkundrazi kanë më tepër efekte anësore dhe ndaj nuk rekomandohen.