Fistulat Arteriovenoze

Fistulat arteriovenoze janë keqformime që lidhin arteriet me venat në indet nervore të cevellos ose palcës kurrizore; përgjithësisht këto lidhje krijohen në sinuset venoze (hapësirat në të cilat ndodhen venat) ose në zonat që lidhin arteriet dhe venat. Fistulat arteriovenoze dallohen nga AVM pasi ndodhen në dura mater ose arachnoid, të cilat rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Kjo gjendje shkakton presion të lartë të gjakut në venat që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.


Simptomat:

Simptomat që mund të shfaqen për shkak të fistulave arteriovenoze janë:

  • turbulenca në vesh në të njëjtën kohë me rrahjet e zemrës (murmuritje): në rastet e fistulës arteriovenoze durale.
  • Në rastin e fistulës arteriovenoze kavernoze, përveç zhurmës ka edhe skuqje të syve.


Diagnoza:

Nëse dyshohet prania e fistulave arteriovenoze (durale ose kavernoze), do të kryhet angiografia (cerebrale ose medulare) për të vëzhguar pikën ku bashkohen vena dhe arteria; është gjithashtu e zakonshme të kërkohet një CT dhe MRI.


Mjekimi:

Duke konfirmuar praninë e kësaj patologjie vaskulare, mund të sugjerohen metodat e mëposhtme të trajtimit:

  • trajtim endovaskular, minimalisht invaziv dhe nëpërmjet të cilit mbyllen arteriet dhe zvogëlohet fluksi i fistulës.
  • operacion mikrokirurgjik, në rast se trajtimi endovaskular nuk është i mundur.


Trajtimet që mund të aplikohen për këtë patologji

Kraniotomia

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.