Disfagia i referohet çdo shqetësimi në gëlltitje ose çdo mosfunksionimi të gëlltitjes që është drejtpërdrejt i dallueshëm, nëpërmjet një vlerësimi klinik ose instrumental, ose indirekt për shkak të pasojave të tij. Disfagia mund të jetë prezente vec për ushqimet e ngurta, apo edhe ato gjysmë të lëngshme apo të lëngshme. Ajo duhet të dallohet nga odinofagia, e cila konsiston në dhimbjen gjatë gëlltitjes.
Shkaqet
Disfagia mund të shkaktohet nga aksidentet cerebrovaskulare, sëmundja e Parkinsonit, demencat, sëmundjet tumorale të kokës dhe qafës, skleroza e shumëfishtë, sindroma Shy-Drager, ALS dhe sëmundje të tjera të neuroneve motorike, korea e Huntingtonit, paraliza mbinukleare progresive
Diagnoza
Mbledhja e detajuar e të dhënave të historikut të pacientit është shumë e rëndësishme.
Ekzaminimi fizik i përgjithshëm, ORL dhe neurologjik lejon të evidentohen shenja të tjera që shoqërojnë disfaginë.
Vlerësimi foniatrik, i mbështetur nga ekzaminimi fibroskopik, me teste të gëlltitjes është gjithashtu shumë i vlefshëm. Ky vlerësim mund të pasohet nga studimi videofluoroskopik i gëlltitjes, thelbësor për vlerësimin e llojit të ndryshimit në faza të ndryshme të gëlltitjes, duke përfshirë çrregullimet e lëvizshmërisë së faringut.
Kur duhet të kërkoni një konsultë?
Ju duhet te paraqiteni për një konsultë te specialisti nëse gjatë konsumimit të vaktit ushqimor ose disa minutash pas, shfaqen sjelljet e mëposhtme që tregojnë për gëlltitje joefektive dhe që nuk duhen nënvlerësuar, por monitoruar me kujdes:
- kollë ose shenja mbytjeje;
- ethe;
- zë flluskues;
- ngjirje e zërit;
- ndjesi e gëlltitjes jo të plotë të kafshatës, me përpjekje të përsëritura për të gëlltitur më vonë;
- grumbullimi i ushqimit në faqe ose në gjuhë;
- rrjedhje e ushqimit ose lëngjeve nga goja dhe/ose hunda;
- frymëmarrje të zhurmshme ose të gulçuara.
Prognoza:
Ecuria ndikohet nga faktotët e mëposhtëm:
- Shkaku i disfagisë;
- Madhësia dhe vendndodhja e lezioneve nëse janë të pranishme;
- Reagimi individual ndaj terapisë.
Mjekimi:
- Trajtimi i shkaktarit;
- Terapi e të folurit;
- Modifikimet e dietës;
- Kompensimi postural.