Bartoliniti

Bartoliniti është një inflamacion që prek njërën ose të dyja gjëndrat e Bartolinit, të vendosura në mënyrë simetrike në rajonin e vulvës, midis labia majora, pranë zonës  vaginale.
Gjëndrat janë të vogla në përmasa gjatë periudhës së rinisë, sepse nuk janë aktive, por marrin përmasa më të mëdha në fazën seksualisht aktive të gruas dhe me kalimin e moshës pësojnë atrofi.
Ata kanë funksionin lubrifikues të vaginës, veçanërisht gjatë marrëdhënieve seksuale.
Nëse kanalet bllokohen, duke parandaluar lëshimin e rregullt të lëngut viskoz të prodhuar nga gjëndrat, krijohet ënjtje dhe inflamacion lokal, i cili mund të çojë në formimin e cisteve (kist Bartholin).

Shkaqet:

Bartoliniti shkaktohet më shpesh nga bakteret me origjinë vaginale ose intestinale, si Streptococcus ose Escherichiacoli, por mund të përfshihen edhe Chlamydia trachomatis dhe Mycoplasma hominis.Bartoliniti mund të shkaktohet edhe nga shtrydhja ose fërkimi i përsëritur i pjesëve intime.Më i rrallë është bartoliniti kongjenital, i cili gjendet tek gratë tek të cilat ka pasur zhvillim jonormal të indeve të traktit gjenital.

Si përmbledhje, shkaqet më të shpeshta të bartolinitit janë:

  • Kushtet e këqija të përgjithshme dhe/ose lokale higjienike;
  • Fërkimi i tepërt i zonës së vulvës, për shkak të marrëdhënieve seksuale, përdorimi i veshjeve shumë të ngushta, përdorimi i zgjatur i biçikletës.


Simptomat:

  • Enjtje dhe dhimbje të lokalizuara;
  • Lëkurë e nxehtë dhe e tendosur për shkak të infeksionit themelor dhe pranisë së qelbit;
  • Vështirësi në ecje dhe ulje;
  • Ethe.


Diagnoza:

Një ekzaminim gjinekologjik është i mjaftueshëm për një klasifikim diagnostik të bartolinitit.

Trajtimi:

Diagnoza e bartolinitit zakonisht pasohet nga përshkrimi i antibiotikëve për trajtimin e infeksionit, anti-inflamatorë për të menaxhuar aspektin inflamator dhe aplikimi topik i kompresave me lagështi të nxehtë rekomandohet për të nxitur drenimin spontan të gjendrës.Në prani të formacioneve të abscesit ose kisteve, specialisti mund të zgjedhë prerjen dhe drenazhimin ose heqjen kirurgjikale, zakonisht mbi baza ambulatore.Nëse inflamacioni përsëritet shpesh gjatë një viti, gjëndra mund të hiqet. Heqja kirurgjikale quhet bartolinektomia.

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.