Çfarë duhet të dimë?
Anemia është një gjendje në të cilën trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.
Eritrocitet (Qelizat e kuqe të gjakut) sigurojnë oksigjen në indet e trupit.
Llojet e ndryshme të anemisë përfshijnë:
- Anemia për shkak të mungesës së vitaminës B12;
- Anemia për shkak të mungesës së folatit (acidit folik);
- Anemia për shkak të mungesës së hekurit;
- Anemia e sëmundjes kronike;
- Anemia hemolitike;
- Anemia aplastike;
- Anemia drepanocitare;
- Talasemitë.

Shkaqet:
Palca e kockave është indi në qendër të kockave që ndihmon në formimin e të gjitha qelizave të gjakut.
Qelizat e kuqe të shëndetshme të gjakut zgjasin nga 90 deri në 120 ditë.
Një hormon i quajtur eritropoietin (EPO) i prodhuar në veshkat tuaja sinjalizon palcën e eshtrave për të prodhuar më shumë qeliza të kuqe të gjakut.
Hemoglobina është proteina që mbart oksigjen brenda qelizave të kuqe të gjakut. I jep ngjyrën e qelizave të kuqe të gjakut.
Njerëzit me anemi nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë.

Trupi ka nevojë për disa vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese për të prodhuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik janë tre nga më të rëndësishmet. Trupi mund të mos ketë mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese për shkak të:
- Ndryshimeve në mukozën e stomakut ose të zorrëve që ndikojnë në mënyrën se si përthithen lëndët ushqyese (për shembull, sëmundja celiake);
- Dietë e varfër;
- Kirurgji që heq një pjesë të stomakut ose zorrëve.
Shkaqet e mundshme të anemisë përfshijnë:
- Mungesa e hekurit;
- Mungesa e vitaminës B12;
- Mungesa e folatit;
- Medikamente të caktuara;
- Shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut më shpejt se norma (që mund të shkaktohet nga problemet e sistemit imunitar);
- Sëmundjet afatgjata (kronike) të tilla si sëmundja kronike e veshkave, kanceri, koliti ulceroz ose artriti reumatoid;
- Disa forma të anemisë, të tilla si talasemia ose anemia drepanocitare, të cilat mund të trashëgohen;
- Shtatëzania
- Probleme me palcën e kockave si limfoma, leuçemia, mielodisplazia, mieloma multiple ose anemia aplastike;
- Humbja kronike e gjakut (për shembull, nga periudha të rënda menstruale ose ulçera në stomak);
- Humbje e rëndë e papritur e gjakut.
Simptomat:
Mund të mos keni simptoma nëse anemia është e lehtë ose nëse problemi zhvillohet ngadalë.
Simptomat që mund të shfaqen së pari përfshijnë:
- Ndjeheni të dobët ose të lodhur më shpesh se zakonisht, ose me stërvitje;
- Dhimbje koke;
- Probleme me përqendrimin ose të menduarit;
- Nervozizmi;
- Humbje e oreksit;
- Mpirje dhe ndjesi shpimi të duarve dhe këmbëve.
Nëse anemia përkeqësohet, simptomat mund të përfshijnë:
- Ngjyra blu tek e bardha e syve;
- Thonjtë e brishtë, rënie e flokëve;
- Dëshira për të ngrënë akull ose gjëra të tjera jo ushqimore (sindroma Pica);
- Gjendje të fikti kur ngriheni në këmbë;
- Ngjyra e zbehtë e lëkurës;
- Frymëmarrje në aktivitet të lehtë apo edhe në pushim;
- Gjuhë e lënduar ose e përflakur;
- Afte në gojë;
- Humbja e dëshirës seksuale tek meshkujt.
Gjatë një ekzaminimi fizik mund të gjejmë:
- Zhurmë në zemër (suffel sistolik);
- Rrahje të shpejta të zemrës;
- Presioni i ulët i gjakut, veçanërisht kur ngriheni në këmbë;
- Lëkurë të zbehtë.
Shenja të tjera mund të gjenden në varësi të llojit të anemisë.
Testet e gjakut të përdorura për të diagnostikuar disa lloje të zakonshme të anemisë mund të përfshijnë:
- Gjak komplet me formulë dhe trombocit në lame;
- Nivelet në gjak të hekurit, vitaminës B12, acidit folik dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera;
- Numri i retikulociteve;
- Teste të tjera mund të bëhen për të gjetur problemet mjekësore që kane shkaktuar aneminë.
Mjekimi:
Trajtimi duhet të drejtohet në shkakun e anemisë dhe mund të përfshijë:
- Suplemente të hekurit, vitaminës B12, acidit folik ose vitaminave dhe mineraleve të tjera në varësi të llojit të deficitit;
- Transfuzionet e gjakut;
- Kortikosteroide ose ilaçe të tjera që shtypin sistemin imunitar – ne rastin e anemive hemolitike;
- Eritropoietina, një ilaç që ndihmon palcën tuaj të eshtrave të prodhojë më shumë qeliza gjaku në rastin e pacientëve me anemi renale.
Ky material u pregatit nga Dr. Sh. M. Adela Perolla