Abscesi peritonsillar

Abscesi peritonsillar është grumbullimi i pusit (qelbit) ne hapesiren peritonsillare, midis kapsules se tonsilles (bajames) dhe muskulit konstriktor faringeal superior. Ndodh më shpesh në grupmoshen 20-40 vjec dhe pas një infeksioni të bajameve.


Shkaktohet
nga baktere të tilla si:

  • Streptococcus pyogen;
  • Staphylococcus aureus;
  • Haemophilus Influanzae;
  • Fusobacterium;
  • Peptostreptococcus;
  • Prevotella;


Simptomat
e një abscesi janë:

  • Dhimbje e një anshme e fytit;
  • Vështirësi dhe dhimbje gjatë gëlltitjes;
  • Zë i ndryshuar
  • Dhimbje veshi;
  • Pamundësi në hapjen e gojës;
  • Temperaturë deri në 40°C;
  • Dobesi trupore;
  • Dhimbje të kyceve;
  • Dhimbje të kokës.

Diagnoza vendoset nga mjeku gjatë egzaminimit të fytit. Në raste të veçanta një skaner mund të jetë i nevojshëm në përcaktimin e diagnozës.


Trajtimi:

  • Aspirim dhe drenim;
  • Antibiotikoterapi;
  • Antipiretike;
  • Analgjezike;
  • Fluide intravenë;
  • Antiseptikë lokale;
  • Tonsillectomi (e menjëhershme ose pas 4 jaëesh)

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.