Paracetamoli me lëshim të modifikuar, EMA rivlerëson masat për të reduktuar risqet e mbidozimit

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është duke rivlerësuar përfitimet dhe risqet e tabletave të paracetamolit  me lëshim të modifikuar të cilat janë të disponueshme në shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian dhe që janë projektuar për të lëshuar paracetamolin për një periudhë më të gjatë kohe. “Janë tableta të ndryshme nga të zakonshmet me lëshim të menjëhershëm, pra që e lëshojnë substancën aktive më shpejt dhe që nuk janë të përfshira në këtë rishikm”, saktëson Agjencia,.

Procedurat standarde për vlerësimin dhe menaxhimin e overdozës dhe helmimit nga paracetamoli janë realizuar për produktet me lëshim të menjëhershëm. Gjatë viteve të fundit ka pasur një sërë rastesh të mbidozimit me tableta paracetamoli me lëshim të modifikuar, gjë që sugjeron se procedurat standard mund të mos jenë  plotësisht të përshtatshme për trajtimin e mbi-dozimit të paracetamolit. Rishikimi do të zbatohet nga Komiteti i Vlerësimit të Risqeve për Farmakovigjilencën (PRAC), pas një kërkese nga ana e Agjencisë rregullatore suedeze. PRAC do të vlerësojë provat në dispozicion me qëllim që të përcaktojë  riskun e mbidozimit të paracetamolit të modifikuar dhe me lëshim të zgjatur dhe nëse është e nevojshme të prezantohen masat shtesë. Ndërkohë pacientët që kanë shqetësime në lidhje me trajtimin  duhet të flasin farmacistin ose mjekun e tyre.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.