ALB | ENG

Paketa e Kontrollit Abdominal 2

Rekomandohet për çdo pacient që ka dhimbje barku, nauze, të vjella, çr­regullime dispeptike, çrregullime të defekimit. Mund të përfitojë nga pa­keta sa herë ka shqetësime ose kon­troll periodike çdo vit. Paketa e Kontrollit Abdominal 2 kushton 5000 lekë.

Paketa e Kontrollit Abdominal 1

Rekomandohet për çdo pacient që ka dhimbje barku të menjëhershme ose kronike, nauze, çrregullime dis­peptike. Mund të përfitojë nga pake­ta sa herë ka këto shqetësime. Paketa e Kontrollit Abdominal 1 kushton 3500 lekë.

Paketa e Kontrollit të Pankreasit

Paketa e kontrollit të funksionit dhe strukturës së pankreasit. Kjo paketë indikohet në pacientët etilistë, me trashëgimi familjare për patolog­ji malinje të pankreasit, në pank­reatitet kronike, në dislipidemitë apo për screening. Rekomandohet në moshat mbi 40 vjeç. Paketa e Kontrollit të Pankreasit kushton 6000 lekë.

Paketa e Kontrollit të Zorrës së Trashë 3

Paketa bazë e kontrollit të sëmund­jeve të zorrës së trashë. Rekoman­dohet të kryhet tek të gjithë indi­vidët asimptomatike mbi 45 vjeç për screening, si dhe në të gjithë individët me simptoma apo me trashëgimi familjare për kancerin kolorektal. Kjo paketë ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë apo në […]

Paketa e Kontrollit të Zorrës së Trashë 2

Rekomandohet për çdo pacient me çrregullime të regjionit anal, si hemor­roide, fisura anale, fistula anale, hem­orragji me gjak të pastër në defekim. Mund të përfitojë nga paketa sa herë ka këto shqetësime. Paketa e Kontrollit të Zorrës së Trashë 2 kushton 10000 lekë.

Paketa e Kontrollit të Zorrës së Trashë 1

Rekomandohet për çdo pacient me çrregullime të defekimit, defekim me gjak, vështirësi në defekim, dhimbje të barkut me origjinë të panjohur. Paketa e Kontrollit të Zorrës së Trashë 1 kushton 13000 lekë.

Paketa e Kontrollit të Mëlçisë 3

Paketa e hepatiteve është e rëndë­sishme në diagnostikimin e hiper­transaminazemive. Na jep të dhëna mbi strukturën e mëlçisë si dhe në prezencën apo jo të hepatiteve vi­rale. Indikohet në të gjithë pacientet me vlera të larta të transaminazave, në pacientët e pavaksinuar ndaj hep­atitit B apo në pacientët në risk, të ekspozuar ndaj viruseve hepatike. […]

Paketa e Kontrollit të Mëlçisë 2

Paketa bazë për kontrollin e funksion­it hepatik. Rekomandohet të kryhet tek të gjithë individët adult. Indikohet të kryhet çdo 6 muaj ose çdo vit. Paketa e Kontrollit të Mëlçisë 2 kushton 3500 lekë.

Paketa e Kontrollit të Mëlçisë 1

Rekomandohet për pacientë me sëmundje të njohura kronike të mëlçisë ose ata që janë përdorues të alkoolit. Gjithashtu rekomandohet edhe në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm te pacientët obezë që paraqesin edhe faktorë të tjerë, si: yndyrnat e larta. Këshillohet kryerja çdo 3 muaj për pacientët kronike. Paketa e Kontrollit të Mëlçisë 1 kushton […]

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.