Osteoartriti (siç njihet ndryshe artriti degjenerativ apo artroza) është një sëmundje kronike që
vjen si pasojë e një disbalance ndërmjet një stresi mekanik të ushtruar mbi sipërfaqen
artikulare dhe aftësisë së kartilagos (kërcit) për ti rezistuar këtij stresi.
Kërci është ajo pjesë e kockës, e cila vesh sipërfaqet artikulare të kockave të përfshira në
artikulacion dhe shërben si “amortizator” ndërmjet kockave të artikulacionit.
Është ndër sëmundjet më të shpeshta artikulare, prek të dy gjinitë dhe artikulacionet që preken
më shpesh janë ato, që mbajnë peshën më të madhe të trupit:
- Gjunjtë
- Kolona vertebrale
- Art Coksofemorale
- Gishtat
Dëmtimi i kartilagos pasohet me uljen e përqëndrimit të elementëve përbërës si : kolagjeni,
proteoglikanet, keratin sulfati dhe kontroitin 6 sulfati.
Osteoartriti përgjithësisht shihet si një proces fiziologjik i lidhur me moshën, që influencohet
dhe nga faktorë të tjerë si:
- obeziteti
- sëmundje të tjera inflamatore të artikulacioneve
- trauma
- predispozicioni gjenetik
- patologji neoplazike
Klinikisht manifestohet me dhimbje, deformim dhe enjtje, si dhe paaftësi për të realizuar
aktivitetin e përditshëm.
Dhimbja në Osteoartrit është e tipit mekanik, që do të thotë që individët e prekur nga kjo
patologji kanë dhimbje vetëm në lëvizje dhe dhimbja qetësohet nga pushimi. Por shpeshherë
ajo mund të ketë karakter inflamator dhe e bën të vështirë ta diferencosh nga format
inflamatore të prekjes së kyçeve, siç është artriti reumatoid.
Tek moshat e reja Osteoartriti zakonisht shfaqet monoatrikulat, pra me prekjen e një
artikulacioni.
Trajtimi i Osteoatritit përveç atij medikamentoz përfshin dhe atë fizik, ushqimor, ndihmën
psikosociale dhe kur lind nevoja dhe trajtim kirurgjikal.