NJOFTIM PUNËSIMI
Asistent/e Poltrone
Klinika Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë hap thirrjen e punësimit për pozicionin Asistent/e Poltrone. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të plotesojnë kriteret bazë si më poshtë:
– Diplomë në profilin Asistencë Poltrone/ Infermieri
– Eksperiencë e mëparshme që lidhet me profilin
– Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane
– Nivel i lartë në fushën profesionale, seriozitet, profesionalizëm, aftësi të mira komunikimi, empati me pacientët dhe aftësi të punës në grup.
Lutemi të gjithë të interesuarve të informohen për dokumentacionin e plotë dhe të nevojshëm në linkun që vijon:
https://unizkm.al/…/avviso-per-la-selezione-di-un-a…
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën në adresën e-mail që vijon: [email protected] ,
brenda datës 24.10.2023, ora 17:00 me subjekt Pozicion Punësimi: Asistent/e Poltrone