Njesia e Senologjise

Njësia e Senologjisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë trajton patologjitë beninje të gjirit si:

  • Fibroadenoma;
  • Tumor Fillodes;
  • po ashtu dhe patologjitë malinje të gjirit siç është kanceri i gjirit.


Trajtimi i kësaj patologjie realizohet nëpërmjet këtyre procedurave:

  • Quadrantektomia (heqja e një pjese të gjirit të sëmurë)
  • Mastektomia (heqja e të gjithë gjirit).


Kjo procedurë mund të realizohet gjithashtu për të parandaluar kancerin e gjirit tek ata me rrezik shumë të lartë për ta zhvilluar atë.

Mastektomia mund të jetë një opsion trajtimi për shumë lloje të kancerit të gjirit, si p.sh:

  • Karcinoma in situ, e quajtur edhe kanceri joinvaziv i gjirit.
  • Fazat 1 dhe 2 të kancerit të gjirit, i quajtur edhe kanceri i gjirit në fazat e hershme.
  • Sëmundja Paget e gjirit.
  • Kanceri i gjirit që kthehet pas trajtimit.


Pas kryerjes së masektomisë pacienti mund të qëndrojë në spital për 1 deri në 3 ditë. Kjo do të varet nga shtrirja e operacionit dhe nëse realizohet gjithashtu rindërtimi i gjirit.

Departamenti ka një bashkëpunim të ngushtë me repartin e Onkologjisë, Imazherisë dhe Laboratorin e Anatomisë Patologjike për kryerjen e:

  1. Tru-Cut Biopsi; një metodë për të marrë disa qeliza nga formacione të dyshimta në gjendrën e gjirit, realizohet nën anestezi lokale me anë të një shiringe automatike.
  2. Citologjisë: Metodë diagnostike kryesisht për sekrecionet e gjirit, por dhe për noduset.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.