NA TAKON NE TË JEMI PROTAGONISTËT E TË RESË PËR TË MIRËN E PËRBASHKËT

Mendimi i përbashkët, i të gjithëve ne që jemi të angazhuar në Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë na kthen në kohë më 21 shtator 2014 kur Papa Françesku vizitoi Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për t’u takuar me udhëheqësit e besimeve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri.

Mësuam me trishtim lajmin për ndarjen e tij nga jeta dhe ndiejmë në zemrat tona një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pasi Françesku ka qenë Papa i kësaj kohe: njeri i paqes dhe i guximit, i dialogut dhe i sinqeritetit, i besimit dhe i kërkimit. Françesku vdiq si gjithë njerëzit e mëdhenj, i papërfunduar në misionin e tij duke na lënë si trashëgimi vazhdimin e një vepre për të mirën e përbashkët të botës dhe të kishës. Dymbëdhjetë vitet e shërbimit të tij kanë hedhur themelet për të krijuar të renë që na mëson mesazhi i Ungjillit, pasi jetojmë në një ndryshim epokal ku nuk mund të jemi indiferentë.

Komuniteti ynë i madh i rritur ndër vite nga Universiteti deri tek Spitali Katolik do t’ia kushtojë festën e Fondacionit të 29 prillit 2025 Papa Françeskut, me Meshën e Shenjtë të drejtuar nga Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës TiranëDurrës Imzot Arjan Dodaj në orën 17:00 në “Aula Magna”. Françesku na ftoi të përjetojmë gëzimin e Ungjillit (“Evangelii Gaudium”) dhe ne dëshirojmë ta shprehim këtë përmes lutjes dhe haresë.

Deri në zgjedhjen e Papës së ri, në orën 08:30, Mesha e Shenjtë që kremtohet në Kapelën e Spitalit Katolik ZKM do të ketë një qëllim lutjeje për Papa Françeskun dhe për atë që do ta pasojë në shërbesën si Ipeshkëv i Romës dhe Papë për mbarë botën.

TOCCA A NOI ESSERE PROTAGONISTI DEL NUOVO PER IL BENE COMUNE

Il pensiero di tutti noi, che viviamo l’opera della Fondazione Nostra Signora del Buon Consiglio di Tirana, corre al 21 settembre 2014, quando Papa Francesco giunse in Università per incontrare i leader delle varie espressioni di fede presenti in Albania.

Abbiamo ricevuto la notizia della sua morte e sentiamo nel cuore immenso sentimento di gratitudine, perché Francesco è stato il Papa di questo tempo: uomo di pace e di coraggio, di dialogo e di franchezza, di fede e di ricerca. Francesco è morto come tutti i grandi da incompiuto, lasciandoci in eredità un lavoro da portare avanti per il bene comune del mondo e della chiesa. I dodici anni del suo servizio hanno posto le basi per generare il nuovo che il messaggio del Vangelo ci chiede, perché viviamo in un cambiamento d’epoca che non può lasciarci indifferenti.

La nostra comunità allargata – dall’Università all’Ospedale – dedicherà a papa Francesco la festa patronale del prossimo 29 aprile 2025, con la Santa Messa presieduta dall’Arcivescovo della Arcidiocesi di Tirana-Durazzo, Mons. Arjan Dodaj alle ore 17:00 in Aula Magna. Francesco ci ha invitati alla gioia del Vangelo (“Evangelii Gaudium”) e vogliamo esprimerlo in preghiera e nella convivialità.

Fino all’elezione del nuovo Papa, alle 8.30, la Santa Messa celebrata in Ospedale Cattolico NSBC avrà un’intenzione di preghiera per papa Francesco e per colui che lo sostituirà nel ministero di Vescovo di Roma e di Papa per il mondo.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.