Momente gjate KURS TRAJNIMI “MENAXHIMI I URGJENCAVE DHE BLS NË STOMATOLOGJI” me lektorë Dr. Ervin Bejko dhe Dr. Devi Haxhiaj.
Ky trajnim jetik përqendrohej te reagimi i shpejtë dhe profesional në rastet e emergjencave, duke përfshirë:
- Teknikat e Basic Life Support (BLS) dhe përdorimin e defibrilatorit (AED)
- Menaxhimin e urgjencave alergjike, sinkopës dhe arrestit kardiak
- Protokollet për sigurinë e pacientëve gjatë trajtimeve dentare
Një investim në dije dhe siguri, për një kujdes shëndetësor më të avancuar!








