Dr. Paolo Brama është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin “La Sapienza” të Romës, vlerësuar me 110/110 dhe Lode.
Në vitin 1982 është specializuar në Kirurgji të Përgjithshme, pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës, vlerësuar me 66/70.
Në vitin 1985 është specializuar në Kirurgji Endokrine, në Universitetin e Katanias, ku u vlerësua 50/50 dhe Lode.
Në vitin 1994 është specializuar në Kirurgji Vaskulare, pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës, vlerësuar maksimalisht 70/70.
Dr. Paolo Brama ka kryer Kurs të Avancuar në “Fluksimetri Doppler”, për të cilin mori diplomën në Universitetin “La Sapienza” të Romës, Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare në vitin 1995.
Nga viti 2011 deri në vitin 2015, Drejtor i Njësisë Operative Komplekse të Urgjencës dhe Njësisë së Vëzhgimit të Shkurtër në Spitalin Belcolle, AUSL Viterbo.
Drejtor i Njësisë Operative Komplekse të Urgjencës dhe Njësisë së Vëzhgimit të Shkurtër në Spitalin Tarquinia, AUSL Viterbo nga 2004 në 2011 dhe nga 2016 – 2019.
Dr. Brama ka kryer praktika të ndryshme nga viti 1983 deri më 1998 në Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara etj.
Instruktor i Praktikës për lëndën e “Anatomisë së Njeriut” në vitin akademik 1977-1978, në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
1980- 1995 Mësimdhënie në kurset e formimit profesional të USL 29 në disa lëndë.
Profesor i Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Infermierisë dhe në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” – Tiranë, prej vitit 2003.
Prej Vitit 2010 Këshilltar Shkencor i Shoqatës së Kërkimit për Sëmundjet e Rralla A.R.M.R , Delegacioni i Monte Argentario (GR), Instituti i Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri (BG).
Organizator i disa kongreseve dhe autor i mbi 82 publikimeve shkencore.
Dr. Paolo Brama ushtron aktualisht profesionin e tij si Kirurg Vaskular pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.