Mjek Laboratori Klinik-Biokimik

Koordinator i Laboratorit të Analizave

Prof. Ndok Marku është diplomuar në degën Mjekësi e Pergjithshme në Fakultetin e Mjekësise në periudhën 1972-1978 me rezultate të shkëlqyera duke u vlerësuar me “Medalje të Artë”.

Ka kryer specializimin në Laborator Klinik Biokimik pranë Fakultetit të Mjekësise të Universiteti të Mjekësisë, Tiranë.

Prof. Marku ka kryer studimet pasuniversitare në biokimi (1983-1986), në Institutin e Biokimisë, Fakulteti i Mjekësise, në Universitetin e Perugia, kohë gjatë së cilës ka publikuar artikuj si autor dhe bashkëautor në revistat më të mira të kohës.

Prof. Marku ka marrë pjesë në shumë specializime afatshkurtra në laboratore klinike europiane si në Milano, Gjenevë, Paris, Romë, Barcelonë, Montpelier, etj.

Prof. Marku ka qenë pjesë e ekipit themelues të laboratorit modern klinik-biokimik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në periudhën 1981-2019 ka qenë pedagog i lëndës së biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ka mbajtur një kurs leksionesh në Universitetin e Ferrarës, Itali si dhe ka qenë autor i parë në disa libra të biokimisë mjekësore dhe redaktues në librat e biokimisë.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Prof. Marku ka mbajtur pozicione të ndryshme administrative si:

Shef Sherbimi, Shef departamenti, Kryemjek në Sektorin e Diagnostikës, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, Anëtar i senatit në Universitetin e Tiranës, Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor (KKSH), pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

President i Shoqatës së Mjekësisë Laboratorike.

Prof. Marku ka marrë pjesë në konferenca dhe kongrese brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka udhëhequr disa punime shkencore.

Gjatë periudhës 2014-2022 ka qenë Shef i Laboratorit në Poliambulancën “Atë Luigji Monti”. Prof. Ndok Marku, aktualisht mban pozicionin e Koordinatorit të Laboratorit pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.