Konsulent Shkencor i Fushës së Anatomisë Patologjike

Prof. Augusto Orlandi që prej vitit 2018 është Profesor me kohë të plotë i Anatomisë Patologjike, Departamenti i Biomjekësisë dhe Parandalimit pranë Universitetit “Tor Vergata” të Romës dhe pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës.

Prof. Augusto Orlandi është diplomuar në vitin 1984 në Mjekësi dhe Kirurgji me një Diplomë cum laude pranë Unversitetit La Sapienza, Romë, Itali, me temën “Morphological modifications in rabbit aortic and coronary district ëith aging” dhe më pas regjistrim në Urdhërin e Mjekut të Romës, Itali.
Në vitin 1988 kryen specializimin në Anatomi Patologjike dhe regjistrimin përkatës në Urdhërin e Mjekut të Romës, Itali.

Gjatë periudhës 2008-2011 ka kryer funksionin e Drejtorit të Shkollës së Specializimit të Anatomisë Patologjike pranë Institutit të Anatomisë Patologjike, Dept. i Biomjekësisë dhe Parandalimit, Universiteti Tor Vergata, Romë.

Gjatë periudhës 2008 – 2021 ka kryer funksionin e Drejtorit të Shkollës së Specializimit të Anatomisë Patologjike, Dept. i Anatomisë Patologjike, Universiteti Tor Vergata, Romë. 

Eksperiencat profesionale ndër vite:
1998-2000: Anatomo – Patholog, Spitali San Eugenio – Shërbimi i Anatomisë Patologjike, Romë
2000-2004: Përgjegjës Klinik për Anatominë Patologjike pranë Poliklinikës Tor Vergata, Romë.
2005-2012: Përgjegjës UOSD për Histopatologjinë pranë Poliklinikës Tor Vergata, Romë.
2012-2017: Drejtor i Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Poliklinika Tor Vergata, Romë.

Prof. Augusto Orlandi mban një sërë vlerësimesh dhe çmimesh përgjatë karrierës së tij si:
2001 – Çmim i akorduar nga Unioni Kundër Kancerit (Union Agains Cancer) me projektin me titull: “Retinoid receptor expression in human smooth muscle-derived tumors”, në Departamentin e Patologjisë, Universiteti i Gjenevës, Zvicës, drejtuar nga Prof. G. Gabbiani (ICRETT n. 481/2001);

2003 – Çmim i akorduar nga Unioni Kundër Kancerit (Union Agains Cancer) me projektin me titull: “Phenotypic characterization of human cardiac myxomas.”, në Departamentin e Patologjisë, Universiteti i Gjenevës, Zvicër, drejtuar nga Prof. R. Genta (ICRETT n. 894/2003);

2004 – Çmim i akorduar nga Unioni Kundër Kancerit (Union Agains Cancer) me projektin me titull: “Role of retinoids in the phenotypic modulation of lung fibroblasts during tumor progression and usual interstitial pneumonia”, në Departamentin e Patologjisë, Universiteti i Gjenevës, Zvicër, drejtuar nga Prof. Prof. R. Genta (ICRETT n. 104/2004)