Prof. Asc. Guido Virgili është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1978.
Në vitin1981 ka kryer specializimin në Urologji, Klinikë Urologjike, në Universitetin “La Sapienza”, Romë.
Në vitin 2001 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar në Urologji”.
Prof. Asc. Guido Virgili jep kontributin e tij prej disa dekadash në Itali dhe jo vetëm, sa i përket fushës së urologjisë, sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare si Kërkues Shkencor, Drejtues i Nivelit të Parë, Përgjegjës i Njësisë Operative të Urologjisë, Pedagog, Drejtues Departamenti, Koordinator, Specialist i Ekografisë Urologjike, Nefrologjike dhe Andrologjike.
Në vitet 2006-2013 ka qenë drejtues i nivelit I Urologji, Poliklinika Universitare e Romës “Tor Vergata”.
Në vitet 2013-2016 Prof. Virgili ka ushtruar profesionin e tij si Përgjegjës i Njësisë Operative të Urologjisë, në Spitalin San Pietro Fatebenefratelli, Romë.
Në vitet 2001-2017 ka punuar si Pedagog i lëndës “Urologji”, Programi i Studimit në Mjekësi, Universiteti i Romës “Tor Vergata”.
Prof. Asc. Guido Virgili është autor i 311 punimeve shkencore të botuara në shtyp në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe prezantime komunikatash, posterash dhe videosh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht Prof.Asc.Guido Virgili shërben si Konsulent Universitar në rolin e tij si Mjek Urolog pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.