Prof. Asc. Gentian Stroni është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në 1993. Gjatë periudhës 2002-2006 ka kryer Specializimin në Sëmundjet Infektive dhe më pas Masterin Shkencor (MSC) në Mjekësi me mbrojtjen e temës “HIV-AIDS në gruppopullata të ndryshme”.
Në vitet 2011- 2016 ka ndjekur dhe mbrojtur Doktoraturën në Mjekësi me temën: Toksi-infeksionet Alimentare.
Prof. Asc. Gentian Stroni mori titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2022.
Fushat kërkimore-shkencore të tij janë: Sëmundjet Infektive, fokusuar në viruse të ndryshme dhe HIV-AIDS; Toksi-infeksionet alimentare.
Prof. Asc. Gentian Stroni ka një eksperiencë të gjatë 22 vjeçare siMjek Infeksionist.
Prej vitit 2002 ushtron profesionin e tij si Specialist në Sëmundjet infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Prej vitit 2004 Pedagog në Universitetin Mjekësor të Tiranës, si dhe prej vitit 2020 Drejtues Departamenti i “Lëndëve Paraklinike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Autor i shumë librave universitar të botuar, artikujve dhe prezantimeve shkencore në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht Prof. Asc. Gentian Stroni ushtron profesionin e saj si Mjek Specialist në Sëmundjet Infektive pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.