Prof. Asc. Gentian Kasmi – Mjek Mikrobiolog

Prof. Asc. Gentian Kasmi është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1998.

Ka kryer specializimin pasuniversitar në degën e Mikrobiologjisë në vitet 1999-2002, pranë Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2001 kryen specializimin pasuniversitar mbi “Metodat diagnostike serologjike të hepatiteve virale” në Universitetin e Barit, Itali duke marrë Diplomë perfeksionimi.

Në vitin 2010 ka marrë gradën shkencore Doktor pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2012, ka marrë titullin Profesor i Asociuar pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës .

Gjatë periudhës 2013-2015, Dr. Kasmi ka kryer një sërë trajnimesh jashtë Shqipërisë duke u specializuar edhe më tej pranë laboratorëve kërkimorë dhe atyre spitalorë në Francë, Holandë, Danimarkë, Zvicër, etj.

Prej vitit 2002 është Pedagog i Mikrobiologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës.

Në periudhën 2008-2014 ka qënë Përgjegjës i Sektorit të Bakterologjisë të Shërbimit të Mikrobiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Prof. Asc. Gentian Kasmi kontribuon duke qenë pjesë aktive e komunitetit shkencor dhe mjekësor.

Autor i shumë publikimeve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe pjesmarrës në shumë aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Anëtar i Komitetit teknik të punës për akreditimin e laboratorëve mjekësorë, pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Akreditimit.

Anëtar i bordit editorial Shkencor të “Albanian Journal of Medical and Health Sciences” (AJMHS).

Prej vitit 2015 Prof. Asc. Gentian Kasmi ushtron profesionin e tij si Mjek Mikrobiolog në Laboratorin  e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.