Prof. Asc Fabian Cenko ka kryer studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë , Universiteti i Tiranës në vitet 1989-1994 ku diplomohet Mjek i Përgjithshëm.

1995 -1999 përfundon Specializimin në Shëndet Publik dhe Epidemiologji pranë Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, ku një vit më pas (1999-2000) përfundon edhe Masterin në Epidemiologjinë e Shërbimeve Shëndetësore.

2009 – 2012 merr titullin akademik “Doktor i Shkencave”, pranë Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali.

2016 merr titullin akademik “Profesor i Asociuar” pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës.

2018 – 2020 kryen Master në Mjekësinë e Punës, pranë Universitetit “Tor Vergata”

Kërkimi shkencor universitar, vlerësimi i projekteve në shëndetësi, mbështetja për hartimin e politikave shëndetësore janë disa nga kompetencat e zhvilluara gjatë përvojës prej 28 vjetësh. Ndërkohë, gjatë 17 viteve të karrierës universitare, ka publikuar 42 artikuj shkencorë në revista ndërkombëtarë dhe të indeksuara (H Index 10 Scopus).

Prof. Cenko ka eksperiencë në zhvillim dhe vlerësim të politikave shëndetësore, si dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore në fusha si: imunizimi, shëndeti i nënës dhe fëmijës, platforma e edukimit të vazhdueshëm mjekësor si dhe shërbimet spitalore në institucione publike dhe jo-publike.

Prof. Cenko paraqet një nivel të lartë të ekspertizës duke qënë pjesë e partnerëve të njohur ndërkombëtarë si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kryqi i Kuq Amerikan, Universiteti i Montrealit, Institutin Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik e të tjera organizata ndëkombetare në fushën e shëndetësisë.

Eksperienca tij në drejtimin e programeve shëndetësore ka kontribuar në përfshirjen e reformave të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe rajon, me qëllim vlerësimin e performancës së shërbimeve dhe planifikimin e ndërhyrjeve korrigjuese dhe monitoruese.

2024 në vazhdim është drejtor mjekësor i Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, i cili është entiteti më i ri që i bashkohet grupit, ku bën pjesë edhe Universiteti me të njëjtin emër që përfshin degët mjekësore si mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri e fizioterapi (niveli bachelor/master, specializime dhe doktoratura).

2021 – 2023 drejtor i Projektit “Shërbime Shëndetësore të Integruara”, financuar nga qeveria zviceriane, zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Tropikale në mbështetje të reformave në Kosovë lidhur me kujdesin shëndetësor spitalor.

2015 – 2022, lektor dhe kërkues shkencor pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Departamentit të Shkencave Mjekësore në hartimin dhe zhvillimin e moduleve në shëndetin publik dhe epidemiologji; tutorship në kërkim shkencor të studentëve, dhe përfshirje në projektet e universitetit.

2007 – 2015 koordinator i projektit “Sistemi për Zhvillim Profesional”, i financuar nga qeveria zvicerane, dhe i zbatuar nga Universiteti i Montrealit, me një rol kyç në ngritjen e platformës kombëtare të edukimit mjekësor të vazhdueshëm nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë.

2003 – 2007 menaxheri i projektit për shëndetin e fëmijëve deri 5 vjeç, i zbatuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, duke hartuar politikat dhe zbatuar ndërhyrje pilote në fushën e shëndetit pediatrik (protokollet në parandalimin e sëmundjeve infektive dhe planifikimin familjar në komunitet).

2000 – 2003 koordinator i programit kombëtar të imunizimit, pranë Institutit të Shëndetit Publik Tiranë, me kontribut në rritjen e cilësisë së këtij programi dhe drejtimin e fushatave kombëtare të vaksinimit kundër Fruth – Rubeolës për gratë e moshës riprodhuese. Gjatë kësaj periudhe, ka shërbyer si ekspert i OBSH-së në vlerësimin e programeve të vaksinimit në vendet e rajonit.