Dr. Blerta Qokaj është diplomuar në Programin e Studimit në Fizioterapi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka përfunduar studimet Master në Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Shëndetsore, me rezultate te shkëlqyera.
Menjëherë pas diplomimit nisi përvojën e saj duke punuar pranë institucioneve private dhe ato shtetërore.
Dr. Qokaj ka kryer trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në fushat si:
- Hidrokineziterapi,
- Terapi Manuale,
- Gjimnastikë Posturale,
- Elektroterapi,
- Taping Neuromuskular, etj.
Dr. Blerta Qokaj aktualisht punon si fizioterapiste kryesisht në rehabilitimin pediatrik në Klinikën e Fizioterapisë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.