Dr. Afian Shaqiri është diplomuar në Programin e Studimit në Fizioterapi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka përfunduar studimet Master në Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Shëndetsore me rezultate të larta.
Menjëherë pas diplomimit nisi përvojën e tij pranë klinikave private më prestigjoze në Tiranë.
Dr. Afian Shaqiri ka kryer trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në fushat si:
- Hidrokineziterapi,
- Terapi Manuale,
- Gjimnastikë Posturale,
- Elektroterapi,
- Taping Neuromuskular, etj.
Është pjesëmarrës në konfererencat që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht punon si fizioterapist në Klinikën e Fizioterapisë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.