Livia Klosi është diplomuar në vitin 2019 në UNIZKM duke mbrojtur dy tituj:
“Dottore Magistrale in Farmacia” dhe “Dottore Magistrale in Farmacia Industriale” të lëshuara nga Universiteti i Milanos në vitin2019.
Në vitin 2018 ka ndjekur praktikat profesionale në Milano, përkatësisht Farmacia Centrale via Spadari, ku ka marrë njohuri praktike për:
- përgatitjet galenike, kryesisht me përmbajtje hormonesh,
- në matjen e glicemisë dhe profilit të lipideve, asistimi në vendosjen e holterit dhe elektrokardiogramës, ekzekutimi i recetave (3 tipe).
Në vitin 2019 ka kryer me sukses Provimin e Shtetit në Milano, i cili konfirmon përgatitjen kulturore , njohuritë dhe aftësitë profesionale të farmacistit, duke iu referuar veçanërisht: etikës profesionale, menaxhimit dhe performancës së shërbimit farmaceutik.
Livia Klosi ka të drejtën e ushtrimit të profesionit në të gjithë Europën.
Nga viti 2019 -2022 ka punuar si Farmaciste-Përgjegjëse për prodhimin e dezinfektantëve dhe procedurave të prodhimit të tyre. Është një njohëse shumë e mirë e Praktikave të Mira të Prodhimit dhe Shpërndarjes në tregun farmaceutik.
Farmaciste e Rrjetit të Hapur në vitet 2020-2022, në struktura private.
Nga Nëntori 2022 ka punuar pranë Farmaci Idial, pjesë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë duke qenë në kontakt të drejtpërdrejt me kërkesat dhe nevojat e individëve.
Ka marrë pjesë në konferenca të organizuara nga përfaqësi të huaja si lektore.
Aktualisht ushtron profesionin e saj si Drejtuese Teknike pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.