Dr. Suila Hasa është fizioterapiste në Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë me vlerësim maksimal 110/110 e lode.

Dr. Hasa ka fituar ekspertizë dhe përvojë klinike ndërkombëtare në Universitetin e Romës Tor Vergata gjatë programit Erasmus+. Në këtë periudhë ajo ka qenë e angazhuar në repartet e neurologjisë, ortopedisë, onko-hematologjisë dhe hidrokineziterapisë në Poliklinikën Tor Vergata dhe në Nomentana Hospital.

Ka bashkëpunuar me Universitetin e British Colombia, në Kanada, për realizimin metodologjik dhe shkencor të versionit shqip të Programit plotësues të ushtrimeve të përsëritura dhe progresive të krahut (GRASP). Programi është përdorur për herë të parë në Shqipëri për rehabilitimin e pacientëve që kanë pësuar një insult cerebral.

Ajo është gjithashtu fituese e bursës për 2 Mastera Ekzekutivë në Neuroshkencë dhe Neurorehabilitim në Fondacionin Santa Lucia në Romë, Itali. Ky program i ofron specializim dhe aftësi të avancuara në trajtimin e sëmundjeve si Parkinson, Sklerozë Multiple, insulti cerebral (stroke), trauma kraniale, patologji të tjera neurodegjenerative, duke përmirësuar ndjeshëm kujdesin ndaj këtyre pacientëve në aspektin neurokognitiv dhe neuromotor.

Dr. Hasa ka ndjekur formimin në riedukimin postural sipas metodës Mézières dhe ka përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara në fizioterapi dhe rehabilitim përmes kurseve të tjera të avancuara.