Dr. Sh. M. Lefter Sinani është diplomuar si Mjek i Përgjithshëm në vitin1994 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Gjatë periudhës 1998-2002 është Specializuar në Psikiatri dhe më pas në vitin 2005 kreu Masterin në Departamentin e Neurokirugji-Neurologji-Psikiatri, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Në vitin 2006 Dr. Sh. M. Sinani ka marrë Kualifikim:“Elektrokonvulsivoterapia(ECT) dhe urgjencat në psikiatri’’ në Insbruk, Austri.
Në vitin 2020 fiton gradën shkencore Doktor në “Studime në Neuroshkencë” me temë:“Sjellja violente e pacientëve në pavionin e urgjencës psikiatrike. Vlerësimi i riskut për violencë nëpermjet përdorimit të testit HCR – 20”.
Prej vitit 2003, Dr. Sh. M. Lefter Sinani ka ushtruar profesionin e tij si Mjek Psikiatër në Shërbimin e Psikiatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Anëtar i “Shoqatës së Psikiatërve të Shqipërisë” nga viti 1998 , anëtar i shoqatës së Lidhjes së Psikiatrisë Shqipëtare nga 2006 duke u bërë më pas pjesë e Bordit Drejtues dhe aktualisht Nënkryetar i kësaj shoqate.
Ekspert Psikiatër i Insitutit Europian të Tiranës në vitet 2012 – 2015.
2016-vazhdim, Kryetar KEMP-it Epror i Komisionit Psikiatri-Okulistikë, pranë ISSH- së.
Pjesëmarrës dhe referues në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, me tema të tilla si: ‘Skizofrenia”, “Stigma”, “Trajtimi i të sëmurëve violentë në urgjencën psikiatrike”, “Trajtimi i të sëmurëve me mendime dhe tentativa suicidale në urgjencën psikiatrike”, “Suicidi dhe elektrokonvulsivoterapia”, etj.
Ka botime si autor i parë dhe si bashkëautor brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht Dr. Sh. M. Lefter Sinani ushtron profesionin e tij si Mjek Psikiatër pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.